EasyManua.ls Logo

Bosch Tronic 1000 T - Page 191

Bosch Tronic 1000 T
240 pages
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
Mirëmbajtja (vetëm për specialistë të miratuar)
191
Tronic 1000 T | Tronic 2000 T – 6721831855 (2021/06)
RREZIK
Rreziku i elektroshokut!
Termostati duhet të resetohet vetëm nga një person i
autorizuar! Kjo pajisje duhet resetuar manualisht dhe vetëm
pasi të jetë eliminuar problemi që e ka bërë të aktivizohet.
Për të resetuar pajisjen:
Hiqeni pajisjen nga korrenti.
Lironi vidat e kapakut të pajisjes dhe hiqeni.
Kontrolloni lidhjet elektrike.
Shtypni butonin në pajisjen e sigurisë.
Nëse termostati i sigurisë aktivizohet rregullisht:
siguroni pastrim më të rregullu të ngrohësit elektrik.
fig. 15 Termostati i sigurisë (Tronic 1000T)
fig. 16 Termostati i sigurisë (Tronic 2000T)
8.6 Brenda depozitës
Ruajtja e ujit në temperatura të larta dhe karakteristikat e vetë
ujit mund të sjellin krijimin e një shtrese çmërsi në sipërfaqen e
ngrohësit elektrik dhe/ose grumbullimin e fundërrive në
brendësi të depozitës, duke cenuar kryesisht:
cilësinë e ujit
konsumin elektrik
funksionin e pajisjes
jetëgjatësinë e pajisjes
Mes të tjera, pasojat e lartpërmendura mund të sjellin
transferim më të ulët termik mes ngrohësit dhe ujit, duke sjellë
nisjen/ndalimin më të shpeshtë të termostatit, konsum më të
lartë elektrik dhe aktivizimin e mundshëm të sigurisë nëse
tejkalohen kufijtë e temperaturës (rivendosje manuale e
termostatit nëse është nevoja).
Për funksionim optimal, jepen rekomandimet e mëposhtme:
Pastroni brendësinë e depozitës.
Pastroni ngrohësin elektrik (hiqni çmërsin ose
zëvendësojeni).
Inspektoni anodën e magnezit.
Zëvendësoni qaforen izoluese të flanxhës.
Ndërhyrjet e lartpërmendura nuk mbulohen nga garancia e
pajisjes.
8.7 Rindezja pas punimeve të mirëmbajtjes
Shtrëngoni të gjitha lidhjet e ujit dhe kontrollojuni
shtrëngimin.
Ndizni pajisjen.

Other manuals for Bosch Tronic 1000 T

Related product manuals