EasyManua.ls Logo

Bosch Tronic 4000 T - Modaliteti I Punës; Modaliteti I Punës Reset; Modaliteti I Punës SMART; Modaliteti I Punës Vacation

Bosch Tronic 4000 T
308 pages
Go to English
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
Udhëzimet e përdorimit
269
Tronic 4000 T – 6721843807 (2022/06)
4.3 Përpara vënies së pajisjes në punë
KUJDES
Rreziku i dëmtimit të pajisjes!
Vënia e parë në punë e pajisjes duhet të kryhet nga një teknik
i specializuar dhe i kualifikuar që do t'i japë klientit të gjithë
informacionin e kërkuara për funksionimin e duhur të saj.
KËSHILLË
Rreziku i dëmtimit të pajisjes!
Mos e ndizni kurrë pajisjen nëse nuk ka ujë.
Kjo mund të dëmtojë elementin ngrohës.
4.4 Ndezja/fikja e pajisjes
Ndezja
Në vijim futeni pajisjen në prizë, duke u siguruar që të ketë
tokëzimin e duhur.
Fikja
Fikeni pajisjen nga priza elektrike.
4.5 Modaliteti i punës:
Modaliteti aktiv i punës është ai që shfaqet në ekran.
Për të ndryshuar modalitetin e punës,
Shtypni tastin .
Nëse pajisja e merr menjëherë ndryshimin,
nuk ka nevojë për konfirmim.
4.5.1 Modaliteti i punës SMART
Në modalitetin e punës SMART, pajisja punon tërësisht
automatikisht.
Pajisja monitoron në mënyrë të përhershme shprehitë e
konsumit të ujit të nxehtë dhe pas një periudhe mësimi
minimalisht prej një jave, rregullon automatikisht prodhimin e
ujit të nxehtë sipas të dhënave të kaluara.
Një disponueshmëri minimale e ujit të nxehtë garantohet në
varësi të temperaturës/nivelit të komfortit të zgjedhur.
Gjatë periudhës së mësimit, temperatura e ujit rregullohet në
70 °C, pas kësaj periudhe, për të optimizuar temperaturën e
ujit, ajo ndryshon në varësi të asaj që është mësuar.
Në rast shkëputjeje të korrentit ose nëse pajisja hiqet nga priza,
modaliteti SMART duhet të zgjidhet sërish.
Për të zgjedhur modalitetin e punës SMART;
Shtypni tastin derisa modaliteti SMART të shfaqet në
ekran ( Fig. 5 [3]).
Është zgjedhur modaliteti i punës SMART.
4.5.2 Modaliteti manual i punës
Në modalitetin manual të punës, pajisja ruan vëllimin total të ujit
në një temperaturë të caktuar në varësi të nivelit të zgjedhur.
Për të zgjedhur modalitetin manual të punës;
Shtypni tastin derisa në ekran të shfaqet modaliteti
Manual ( Fig. 5 [2]).
Është zgjedhur modaliteti manual i punës.
4.5.3 Modaliteti i punës Vacation
Në modalitetin Vacation, pajisja e mban temperaturën e ujit në
një nivel minimal, duke parandaluar ngrirjen e ujit.
Ky modalitet pune është aktiv për numrin e zgjedhur të ditëve,
pas të cilit pajisja kthehet në modalitetin e mëparshëm të punës.
Për të zgjedhur modalitetin e punës Vacation;
Shtypni tastin derisa në ekran të shfaqet modaliteti
Vacation ( Fig. 5 [1]).
Është zgjedhur modaliteti i punës Vacation.
Për të caktuar numrin e ditëve të pushimeve;
Shtypni tastin g për të caktuar numrin e dëshiruar të
ditëve të pushimit ( Fig. 5 [7]).
Numri i zgjedhur pulson 3 herë për të konfirmuar zgjedhjen.
4.5.4 Modaliteti i punës Reset
Modaliteti i punës Reset i fshin të gjitha cilësimet, shprehitë e
konsumit të ujit dhe vendos modalitetin dhe nivelin e
temperaturës të paracaktuar nga fabrika.
Në rast gabimi dhe pasi të keni zgjidhur shkakun përkatës,
rivendosni pajisjen për të hyrë në modalitetin e përcaktuar
më parë.
Për të zgjedhur modalitetin e punës Reset;
Shtypni njëherësh tastet (>3 s.) g dhe h.
Është zgjedhur modaliteti i punës Reset.

Table of Contents

Related product manuals