EasyManua.ls Logo

Bosch Tronic 4000 T - Funksioni I Dezinfektimit Termik; Informacion I RëndësishëM; Kodet E Gabimit Në Ekran; Miratuar)

Bosch Tronic 4000 T
308 pages
Go to English
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
Instalimi (përdorni vetëm nënkontraktorë të miratuar)
Tronic 4000 T – 6721843807 (2022/06)
272
4.8 Kodet e gabimit në ekran
Në rast të funksionimit jonormal të pajisjes, një kod gabimi do
të pulsojë me një simbol defekti në ekran.
fig. 7 Shembull i një gabimi
Për më shumë informacion, shikoni tabelën 7 në faqen 280.
4.9 Funksioni i dezinfektimit termik
Kjo pajisje vjen pajisur me një funksion dezinfektimi termik
automatik.
Funksioni i dezinfektimit termik zvogëlon rrezikun e zhvillimit të
bakterit Legionella si rezultat i ngrohjes së ujit brenda pajisjes
mbi 65 °C.
Për sa kohë që pajisja është instaluar dhe funksionon siç duhet,
dhe pavarësisht nga mënyra e zgjedhur, një proces do të
monitorojë përgjithmonë temperaturën e ujit. Në rastin e
kushteve të pasigurta që mund të shkaktojnë zhvillimin e
baktereve, procesi i sfondit do të ngrohë automatikisht ujin
mbi 65 °C.
4.10 Shkarkimi i pajisjes pas një periudhe të gjatë
pa punë (mbi 3 muaj)
Uji brenda pajisjes duhet zëvendësuar në rast mospërdorimi
për periudhë të gjatë (mbi 3 muaj).
Hiqeni pajisjen nga korrenti.
Zbrazeni pajisjen plotësisht.
Mbusheni pajisjen derisa uji të shkarkohet nga rubinetat e
ujit të ngrohtë.
Mbyllini rubinetat e ujit të ngrohtë.
Futeni pajisjen në prizë.
5 Instalimi (përdorni vetëm
nënkontraktorë të miratuar)
5.1 Informacion i rëndësishëm
Instalimi, lidhja elektrike dhe vënia fillestare në punë janë
veprime që duhen kryer vetëm nga ekspertë të kualifikuar.
Për të garantuar instalimin dhe funksionimin e duhur të
pajisjes, respektoni të gjitha rregulloret, udhëzimet teknike dhe
direktivat përkatëse shtetërore dhe vendore.
KUJDES
Rreziku i dëmtimit të pronës!
Rreziku i dëmtimit të pariparueshëm të pajisjes.
Hiqeni pajisjen nga paketimi vetëm kur të jetë në pikën e
instalimit.
Mos e lini kurrë pajisjen të qëndrojë mbi linjat e ujit.
Manovrojeni me kujdes pajisjen.
Kurdo që vlen për rastin, instalimi i pajisjes dhe/apo i
aksesorëve elektrikë duhet të përmbushë standardin
IEC 60364-7-701.
KUJDES
Rreziku i dëmtimit të pronës!
Rreziku i dëmtimit të elementeve ngrohëse.
Fillimisht lidhni ujin dhe mbusheni pajisjen.
Në vijim futeni pajisjen në prizë, duke u siguruar që të jetë e
tokëzuar.
0010032053-001

Table of Contents

Related product manuals