EasyManua.ls Logo

Bosch TRONIC TR1000T80B - Caktimi I Temperaturës Së Ujit; Llojet Pa Rregullator Temperature; Llojet Me Rregullator Temperature; Aktivizimi I Valvulës Së Çlirimit Të Presionit

Bosch TRONIC TR1000T80B
232 pages
Go to English
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
Udhëzimet e përdorimit
Tronic 1000 T | Tronic 2000 T – 6721831855 (2021/03)
178
Fikja
Fikeni pajisjen nga priza elektrike.
4.4 Caktimi i temperaturës së ujit
KUJDES
Rreziku i përvëlimit!
Rrezik përvëlimi për fëmijët apo të moshuarit.
Konfirmojeni gjithnjë me dorën temperaturën e ujit.
Tubi i daljes së ujit të ngroh mund të arrijë temperatura po
aq të larta, me rrezik djegieje në rast kontakti
tab. 4
Depozita e ujit të ngrohtë për banesa ndalon së ngrohuri kur uji
arrin temperaturën e kërkuar (treguesi ON fiket). Depozita e ujit
të ngrohtë për banesa fillon sërish të ngrohet kur temperatura e
ujit bie nën temperaturën e kërkuar (ndizet treguesi ON) derisa
të arrihet temperatura e caktuar.
4.4.1 Llojet pa rregullator temperature
Temperatura e shkarkimit të ujit është e konfiguruar nga
fabrika, shih Skedën. 9.
4.4.2 Llojet me rregullator temperature
Temperatura e shkarkimit të ujit mund të rregullohet deri në
68 °C me rregullatorin e temperaturës.
Ngritja e temperaturës
Kthejeni rregullatorin e temperaturës majtas.
fig. 6 Ngritja e temperaturës
Ulja e temperaturës
Kthejeni rregullatorin e temperaturës djathtas.
fig. 7 Ulja e temperaturës
4.5 Aktivizimi i valvulës së çlirimit të presionit
Aktivizojeni valvulën e çlirimit të presionit një herë në muaj për
të evituar kalcifikimin e pajisjes së sigurisë dhe për t'u siguruar
që nuk është e bllokuar.
Mund të kullojë ujë nga dalja e valvulës së çlirimit të presionit.
Dalja e valvulës së çlirimit të presionit nuk duhet të jetë e
mbyllur.
Shkarkojeni valvulën e çlirimit të presionit në kanalizim.
PARALAJMËRIM
Rreziku i përvëlimit!
Temperaturë e lartë e ujit të nxehtë.
Përpara se të hapni valvulën e çlirimit të presionit, hapni
rubinetin e ujit të ngrohtë dhe kontrolloni temperaturën e
ujit të pajisjes.
Prisni derisa temperatura e ujit të ketë rënë mjaftueshëm
për të parandaluar përvëlimin dhe dëme të tjera.
Kohëzgjatja për shkaktim të përvëlimit
Temperatura Të moshuar/fëmijët
nën 5 vjeç
Të rritur
50 °C 2,5 minuta mbi 5 minuta
52 °C nën 1 minutë 1,5 deri 2 minuta
55 °C Rreth 15 sekonda Rreth 30 sekonda
57 °C Rreth 5 sekonda Rreth 10 sekonda
60 °C Rreth 2,5 sekonda Nën 5 sekonda
62 °C Rreth 1,5 sekonda Nën 3 sekonda
65 °C Rreth 1 sekondë Rreth 1,5 sekonda
68 °C Nën 1 sekondë Rreth 1 sekondë

Table of Contents

Related product manuals