1 [sq] Udhëzime të përgjithshme sigurie
MX300 – 6721849111 (2022/04)
13
1 [sq] Udhëzime të përgjithshme sigurie
Udhëzime për grupin e synuar
Ky manual synohet për specialistët e instalimeve të linjave të ujit, ngrohjes, ajrimit
dhe elektricistët, si dhe për operatorin e sistemit të ngrohjes dhe të ajrimit.
▶ Ndiqni këshillat në të gjitha udhëzimet e komponentëve të sistemit.
▶ Respektoni këshillat e mëposhtme të sigurisë dhe të mirëmbajtjes.
▶ Respektoni rregulloret, rregullat teknike dhe direktivat kombëtare dhe rajonale.
Në rast mosrespektimi mund të rezultojnë dëme materiale dhe lëndime në persona
deri në rrezikim për jetën.
Përdorimi në përputhje me qëllimin e duhur
▶ Përdoreni produktin ekskluzivisht për komandimin e sistemeve të ngrohjes dhe
të ajrimit.
Çdo përdorim tjetër konsiderohet në kundërshtim me përdorimin e parashikuar.
Dëmet që rezultojnë nga një gjë e tillë janë të përjashtuara nga garancia.
2Përditësimet
Për të marrë përditësime programi për MX300 dhe komponentë të tjerë të sistemit:
▶ regjistroni MX300 përmes MyBuderus.
▶Pranoni kushtet e përdorimit.
▶ Lidheni MX300 me internetin.
LED që pulson në portokalli tregon se ka një përditësim programi në proces.
Ndërsa LED pulson në portokalli, nuk ka ndërveprim me butonin. MX300 do të
rindizet automatikisht pas përditësimit. Për një kohë të shkurtër lidhja me të gjithë
komponentët e sistemit ndërpritet, por rivendoset automatikisht. Nuk ka nevojë për
ndërveprim.