EasyManua.ls Logo

Cybex Platinum CLOUD Z2 i-SIZE - Page 126

Cybex Platinum CLOUD Z2 i-SIZE
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
124
SQ
Në disa sedilje të përbëra prej materialesh delikate, përdorimi i sexholinove
mund të lërë shenja dhe/ose të shkaktojë çngjyrim. Për ta parandaluar këtë
dhe për të mbrojtur sediljen, nën sexholino mund të vendosni një batanije,
peshqir ose një copë të ngjashme.
PJESËT E PRODUKTIT
Ndarja e baterisë (1)
Bazamenti (2)
Këmbëza mbështetëse (3)
Inserti për foshnjën (4)
Butonat e lëshimit-ISOFIX (5)
Krahët fiksues-ISOFIX (6)
Pikat e mbërthimit-ISOFIX (7)
Treguesit e ISOFIX (8)
Butoni i rregullimit të këmbëzës
mbështetëse (9)
Treguesi i këmbëzës mbështetëse (10)
Doreza mbajtëse (11)
Butonat e lëshimit të dorezës
mbajtëse(12)
Treguesi i fiksimit të sexholinos (13)
Mbrojtësja lineare për goditjet anësore
(L.S.P.) (14)
Treguesi i këndit të animit (15)
Rripi automatik në 3 pika (16)
Rripi i kalimit të prehërit (17)
Ripi diagonal (18)
Doreza e lëshimit të ndenjëses (19)
Pozicioni i ndalimit të këmbëzës
mbështetëse (20)
Mbështetësja e kokës (21)
Doreza e rregullimit të mbështetëses së
kokës (22)
Butoni i rregullimit të rripit (23)
Rripi i shpatullave (24)
Tokëza e rripit (25)
Gjuhëza e tokëzës (26)
Rripi qendror i rregullimit (27)
Doreza e rrotullimit të ndenjëses (28)
Treguesi i drejtimit të lëvizjes (29)
Kontrolli i drejtimit të lëvizjes
(D.D.C.)(30)
Streha e diellit (31)
Doreza e lëshimit për pozicionin e
shtrirë (32)
Butoni i lëshimit për adaptorin e
karrocës (33)
Vendi i manualit (34)
POZICIONI I SAKTË NË AUTOMJET
Ky është një sistem mbrojtës për fëmijë i përmirësuar dhe në përputhje me
standardin e sigurisë "i-Size". Ai është miratuar në përputhje me Rregulloren
e Kombeve të Bashkuara nr. R129/03 për përdorim në sediljet e mjeteve që
përmbushin standardin "i-Size", siç sugjerohet nga prodhuesit e mjeteve në
manualët e përdorimit të mjetit. Nëse mjeti juaj nuk ka pozicion uljeje "i-Size",
kontrolloni listën e llojeve të bashkëngjitur të mjetit. Versionin më të përditësuar të
listës së llojeve mund ta merrni në www.cybex-online.com.
Ose ndryshe, sexholinoja mund të instalohet në sedilje automjetesh me drejtim
përpara të pajisura me sistem rripi sigurimi automatik në 3 pika.
PËRDORIMET E NDRYSHME TË SEXHOLINOS
45 – 87 cm, maks. 13 kg
45 – 60 cm > 60 cm 45 – 60 cm > 60 cm
Shtresa për foshnjën (4), e cila është e integruar kur blihet, duhet të hiqet nëse fëmija
juaj është më i gjatë se 60 cm. Për ta hequr shtresën për foshnjë (4), hapni tokëzën e
rripit (25), tërhiqni mbështetëset e supave dhe hiqeni shtresën për foshnjën.
PËRGATITJA PËR INSTALIMIN E BASE Z2
Përpara përdorimit për herë të parë të bazamentit, duhet të hiqet rripi plastik i
vendit të baterisë (1) në këmbën mbështetëse (3). Bazamenti (2) do të lëshojë
një sinjal zanor paralajmërues derisa ajo të jetë instaluar siç duhet. Nëse këmbëza
mbështetëse (3) është e palosur dhe nuk lëshohet asnjë tingull, duhet të
kontrollohet bateria. Për të kontrolluar baterinë, hapni me një kaçavidë ndarjen
e baterisë (1) në pjesën e pasme të këmbëzës mbështetëse. Bateria mund të
zëvendësohet vetëm me një bateri me madhësi CR2032.
INSTALIMI NË AUTOMJET
Sigurohuni gjithmonë që...
mbështetëset e shpinës në mjet të jenë të fiksuara në pozicion vertikal.
gjatë instalimit të sexholinos në sediljen e përparme të pasagjerit, sediljen e
mjetit sa më pas që të jetë e mundur.
💡
Sexholinoja për foshnja është bërë posaçërisht për sediljet e makinave të
drejtuara përpara, të cilat janë të pajisura me ISOFIX ose sistem rripi sigurimi
në 3 pika.

Related product manuals