EasyManuals Logo

CYBEX SIRONA S2 i-Size User Manual

CYBEX SIRONA S2 i-Size
Go to English
139 pages
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Page #97 background imageLoading...
Page #97 background image
94
SQ
PJESËT E PRODUKTIT
Inserti për foshnja (1) (ofrohet veçmas)
Treguesi i përmasave (2)
Këmbëza mbështetëse (3)
Butonat e lëshimit-ISOFIX (4)
(5)
Pikat e mbërthimit-ISOFIX (6)
Treguesi-ISOFIX (7)
Butoni i rregullimit të këmbëzës
mbështetëse (8)
Treguesi i këmbëzës mbështetëse (9)
(10)
Mbrojtësja lineare për goditjet anësore
(L.S.P.) (11)
Mbështetësja e kokës (12)
Doreza e rregullimit të mbështetëses
së kokës (13)
Doreza për rregullimin e pozicionit (14)
Butoni i rregullimit të rripit (15)
Rripi i shpatullave (16)
Tokëza e rripit (17)
Gjuhëza e tokëzës (18)
Rripat e prehrit (19)
Rripi qendror i rregullimit (20)
Ndarja për udhëzuesin e
përdorimit (21)
PËRDORIMET E NDRYSHME TË SEXHOLINOS
61 – 105 cm,
approx. 3 M – approx. 4 Y
max. 18 kg
76 – 105 cm,
> 15 M – approx. 4 Y
max. 18 kg
Inserti për foshnja (1) mund të blihet veçmas si aksesor i veçantë, dhe ai
mundëson përdorimin për fëmijë mbi 45 cm të gjatë. Ai duhet të hiqet nëse
fëmija është më i gjatë se 60 cm. Treguesi i përmasave (2) tregon përmasat
që duhet të arrijë fëmija juaj përpara se të lejohet konvertimi i sexholinos për
përdorim në drejtim të lëvizjes.
POZICIONI I SAKTË NË MJET
Ky është një sistem i përmirësuar mbrojtës për fëmijë dhe është në përputhje
me standardin e sigurisë "i-Size". Ai është miratuar në përputhje me
Rregulloren e Kombeve të Bashkuara nr. R129/03, për përdorim në sediljet e
mjeteve të përshtatshme për "i-Size" siç ilustrohet nga prodhuesit e mjeteve
në manualet e tyre të përdorimit. Nëse autommjeti juaj nuk ka pozicion uljeje
"i-Size", kontrolloni listën e llojeve të bashkëngjitur të mjetit. Versionin më të
përditësuar të listës së llojeve mund ta merrni në www.cybex-online.com.
INSTALIMI NË MJET
Sigurohuni gjithmonë për sa vijon...
mbështetëset e shpinës në mjet të jenë të fiksuara në pozicion vertikal.
gjatë instalimit të sexholinos në sediljen e përparme të pasagjerit, sediljen
e mjetit sa më pas që të jetë e mundur.
1. Paloseni këmbëzën mbështetëse (3) derisa të fiksohet në pozicionin
maksimal përpara.
2. Lëshojini butonat e lëshimit ISOFIX (4) për të shtrirë krahët fiksues ISOFIX
(5) në të dyja anët.
💡
Të dy butonat e lëshimit ISOFIX mund të lëshohen në mënyrë të pavarur
duke lejuar rregullimin e pavarur të krahëve fiksues ISOFIX.
3. Shtyjini krahët fiksues ISOFIX (5) deri në fund jashtë sexholinos.
4. Vendoseni sexholinon në një sedilje të përshtatshme në mjet.
5. Shtyjini krahët fiksues ISOFIX (5) brenda pikave të mbërthimit ISOFIX (6)
derisa të fiksohen në pozicion me një tingull "KLIK" të dëgjueshëm. Ngjyra
e dy treguesve ISOFIX (7) do të ndryshojë nga e KUQE në të GJELBËR.
6. Sigurohuni që sexholinoja të jetë fiksuar mirë duke u përpjekur për ta
nxjerrë nga pikat e mbërthimit ISOFIX (6).
7. Shtyjeni sexholinon drejt mbështetëses së shpinës në sediljen e automjetit
derisa të pozicionohet plotësisht me të.
💡
Edhe lëvizja e sexholinos nga njëra anë në tjetrën e mbërthen atë me
mbështetësen e shpinës të mjetit.
8. Shtypni butonin e rregullimit të këmbëzës mbështetëse (8) dhe zgjateni
këmbëzën derisa të prekë dyshemenë e automjetit.
9. Tërhiqeni këmbëzën mbështetëse (3) drejt pozicionit tjetër të fiksimit për të
siguruar transmetim optimal të forcave.
10. Treguesi i këmbëzës mbështetëse (9) bëhet i GJELBËR kur ajo
pozicionohet siç duhet në dyshemenë e automjetit.
NXJERRJA NGA MJETI
1. Zhbllokoni krahët fiksues ISOFIX (5) në të dyja anët duke i tërhequr ndërsa
shtypni butonat e lëshimit ISOFIX (4).
2. Nxirrni sexholinon nga pikat e mbërthimit ISOFIX (6).
3. Hiqni sexholinon dhe rrëshqitni krahët fiksues ISOFIX (5) plotësisht në
pozicionin e tyre të transportit.
4. Shtyni këmbëzën mbështetëse (3) drejt pozicionit të saj fillestar dhe më
pas paloseni për të krijuar hapësirë.

Questions and Answers:

Question and Answer IconNeed help?

Do you have a question about the CYBEX SIRONA S2 i-Size and is the answer not in the manual?

CYBEX SIRONA S2 i-Size Specifications

General IconGeneral
CategoryCar Seat
ModelSirona S2 i-Size
Height Range61 - 105 cm
Weight LimitMax. 18 kg
AgeFrom approx. 3 months up to 4 years
InstallationISOFIX
Forward-facingYes, from 76 cm and 16 months
Rotation360°
Recline PositionsMultiple
Adjustable HeadrestYes
Harness System5-point
Standardi-Size (ECE R129/03)
Rear-facingYes
Side-impact ProtectionIntegrated L.S.P. System
UpholsteryMachine washable fabric covers
CertificationECE R129/03

Related product manuals