EasyManua.ls Logo

CYBEX SOLUTION Z i-FIX - Page 93

CYBEX SOLUTION Z i-FIX
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
91
SQ
RREGULLIMI I MBËSHTETËSES SË KOKËS
Mbështetësja e kokës (c) mund të lëvizet duke përdorur rregullatorin e lartësisë
së mbështetëses së kokës (d) në pjesën e pasme të mbështetëses së kokës (c).
Mund të vendoset në 12 pozicione të ndryshme. Çojeni mbështetësen e kokës
(c) në mënyrë që të ketë një hapësirë maksimale prej 2 cm (rreth sa gjerësia e 2
gishtave) mes shpatullave të fëmijës dhe mbështetëses së kokës (c).
💡
Lartësia e mbështetëses së kokës mund të lëvizet edhe ndërkohë që sexholinoja
është e montuar në makinë.
SIGURIMI I FËMIJËS
1. Kalojeni rripin e sigurimit të automjetit anembanë fëmijës dhe vendoseni
gjuhëzën e rripit te tokëza e rripit. Duhet të fiksohet në vend me një "KLIKIM".
2. Vendoseni rripin e prehërit te pikat me ngjyrë jeshile të kalimit të rripit të prehërit
(f) në sexholino.
3. Tërhiqeni rripin e shpatullave për ta shtrënguar rripin e prehërit.
4. Anash makinës pranë tokëzës së rripit, rripi i shpatullave dhe rripi i prehërit
duhet të futen së bashku te pika e kalimit të rripit të prehërit (f).
5. Kalojeni rripin e shpatullave te pika e kalimit të rripit të shpatullave (g) derisa të
jetë brenda pikës së kalimit të rripit.
6. Sigurohuni që rripi i shpatullave të kalojë te klavikula e fëmijës dhe të mos
e prekë qafën e fëmijës. Nëse është e nevojshme, rregulloni lartësinë e
mbështetëses së kokës (c) për të ndryshuar pozicionin e rripit.
HEQJA DHE RIVENDOSJA E MBULESËS SË SEXHOLINOS
Mbulesa e sexholinos së fëmijës përbëhet nga 5 pjesë (2x mbështetësja e kokës,
2x mbështetësja e shpinës dhe përforcuesi). Këto qëndrojnë të fiksuara në vend
në disa pika me kopsa, velkro dhe rripa elastikë. Pasi të jenë liruar të gjitha, pjesët
e mbulesës mund të hiqen një nga një.
Për t’i vendosur përsëri mbulesat në sexholino, ndiqni sipas radhës së kundërt
udhëzimet për heqjen.
💡
Mbulesa mund të lahet vetëm në temperaturë 30 °C, me një program delikat
larjeje. Në të kundërt, copa e mbulesës mund të çngjyroset. Mos e lani
mbulesën së bashku me rrobat e tjera dhe mos e thani në makinën tharëse apo
mos e ekspozoni ndaj rrezeve të drejtpërdrejta të diellit!
GARANCIA E PRODHUESIT DHE RREGULLORET E ASGJËSIMIT
CYBEX GmbH (Riedingerstr. 18, 95448 Bayreuth, Gjermani) ju ofron 3 vite
garanci për këtë produkt. Garancia është e vlefshme në vendin ku produkti i është
shitur fillimisht një klienti nga një shitës me pakicë. Përmbajtja e garancisë dhe të
gjitha informacionet e rëndësishme që nevojiten për garancinë, mund të gjenden
në faqen tonë të internetit
go.cybex-online.com/manufacturer-warranty-car-seats. Në rast se
përshkrimi i artikullit përfshin garancinë, të drejtat tuaja ligjore kundrejt nesh në
raste defektesh mbeten të pacenuara.
Zbatoni rregulloret për asgjësimin e mbetjeve në vendin tuaj.

Related product manuals