EasyManua.ls Logo

E-FLOR RT 550 - Page 33

E-FLOR RT 550
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
32
• Nëse dëmtohet kablli gjatë përdorimit, largojeni menjëherë nga rrjeti. MOS PREKNI
KABLLIN PARA SE TA NXIRRNI NGA RRJETI.
• Mos e vini në punë prerësen e barit (prerësen këndore të barit), nëse kabllot janë të
dëmtuar ose të konsumuar.
• Gjatë përdorimit të kësaj pajisjeje, ju këshillojmë të përdorni një siguresë mbrojtëse të
prizës (RCD) jo më shumë se 30 mA.
• Përdorni mbrojtëse për sytë ose syze mbrojtëse
• Mos lejoni asnjëherë që pajisja të përdoret nga fëmijë apo persona që nuk i njohin
udhëzimet e përdorimit të pajisjes.
• Ndërpriteni përdorimin e pajisjes, nëse persona e mbi të gjitha fëmijë apo kafshë
shtëpiake ndodhen në afërsi.
• Përdoreni pajisjen vetëm gjatë ditës apo në ndriçim të fortë artificial.
• Para se të vini në punë pajisjen dhe pas çdo përplasjeje, kontrollojeni nëse ka shenja
konsumimi ose dëmtimi dhe bëni riparimet e nevojshme.
• Mos e përdorni asnjëherë pajisjen e dëmtuar apo pa mekanizmin mbrojtës.
• Mos i mbani duart dhe këmbët asnjëherë në drejtim të prerëses, veçanërisht kur ndizni
motorin.
• Bëni gjithmonë kujdes se mos vriteni nga çdo mekanizëm që shërben për ndarjen e
fijes. Pasi të tërhiqni një fill të ri, mbajeni pajisjen gjithmonë në pozicionin tuaj normal
të punës, përpara se ta ndizni atë.
• Mos montoni asnjehrë elemente metalike prerëse.
• Mos përdorni asnjëherë pjesë këmbimi apo aksesorë që nuk janë të prodhuara apo të
këshilluara nga firma prodhuese.
• Tërhiqeni spinën elektrike para kontrollit, pastrimit ose punës në pajisje edhe kur është
jashtë përdorimit.
• Kujdesuni që zgavrat e ajrit të jenë të lira nga papastërtitë.
• Pas përdorimit të pajisjes, hiqni spinën dhe kontrolloni nëse pajisja është e dëmtuar.
• Mos e vendosni pajisjen në vende ku mund të arrihet nga fëmijët.
• Prerëset elektrike duhet të riparohen vetëm nga persona të autorizuar.
• Elementët prerës vazhdojnë të rrotullohen edhe pas fikjes së motorit.
• Mbani kabllin zgjatues larg elementëve prerës.
• Kontrollojeni dhe mirëmbajeni pajisjen prerëse rregullisht. Pajisja duhet të riparohet
vetëm nga një ndërmarrje riparuese e autorizuar.
• Mbajeni prerësen gjithmonë në një largësi të sigurt nga trupi.
• Mbani gjithmonë doreza mbrojtëse.
• Sigurohuni që të mos qëndrojnë njerëz ose kafshë në një afërsi prej 15 metrash nga
prerësja e barit.
• Para përdorimit të prerëses, hiqni gurët, shkopinjtë, lodrat ose objektet e tjera nga
zona e punës.
• Mos e prekni pjesën e poshtme të pajisjes, ndërsa pajisja është ende e lidhur me
korrentin. Hiqni spinën nga priza përpara se të përpiqeni të hiqni ose të prekni
kapakun e bucelës së fillit të prerëses.
1183809 E-Flor RT 550.indd 32 10.10.12 08:42