EasyManua.ls Logo

Inglesina ELECTA - Page 140

Inglesina ELECTA
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
140
SQ
bërë në produkte e liron Inglesina Baby S.p.A. nga çdo
përgjegjësi.
- defekti ka ndodhur për shkak të neglizhencës ose
pakujdesisë (p.sh. goditje të forta në pjesët strukturore,
ekspozim ndaj substancave kimike agresive, etj.).
- produkti ka konsumim normal (p.sh. rrotat, pjesët
lëvizëse, copa) për shkak të përdorimit për kohë të gjatë
dhe të vazhdueshëm.
- produkti është dëmtuar, qoftë aksidentalisht, nga vetë
pronari ose nga palë të treta (për shembull kur është
dërguar si bagazh në avion ose duke përdorur mjete të
tjera).
- produkti i është dërguar shitësit për asistencë pa faturën
origjinale dhe/ose pa numrin e serisë ose kur data e
blerjes në faturë dhe/ose numri i serisë nuk janë të
lexueshëm qartë.
Çdo dëmtim i shkaktuar nga përdorimi i aksesorëve që nuk
janë dhënë bashkë me produktin dhe/ose nuk janë aprovuar
nga Inglesina Baby, nuk do të mbulohet nga garancia.
Inglesina Baby S.p.A. nuk do të mbajë përgjegjësi për
çfarëdo dëmtimi të shkaktuar pronave ose lëndimeve ndaj
personave që vijnë nga përdorimi i papërshtatshëm dhe/ose
keqpërdorimi i produktit.
Pasi të ketë mbaruar periudha e garancisë, kompania
ofron shërbim për kujdesin ndaj klientit për konsideratën
për produktet e saj për një periudhë maksimale prej katër (4)
vjetësh nga data kur produktet në alë janë hedhur në treg;
pas kësaj periudhe, ndërhyrjet e asistencës do të vlerësohen
sipas rastit.
PJESËT E KËMBIMIT / SHËRBIMET PAS SHITJES
Kontrolloni rregullisht pajisjet e sigurisë për të garantuar
funksionimin e produktit gjatë gjithë kohës. Mos e përdorni
produktin në rast të ndonjë defekti dhe/ose anomalie.
Kontaktoni menjëherë shitësin e autorizuar ose shërbimin e
kujdesit ndaj klientit të Inglesina.
Mos përdorni pjesë këmbimi ose aksesorë që nuk janë
dhënë bashkë me produktin dhe/ose që nuk janë aprovuar
nga Inglesina Baby S.p.A.
ÇFARË TË BËNI NËSE JU DUHET NDIHMË
Nëse ju duhet ndihmë për produktin tuaj, kontaktoni
menjëherë shitësin e pakicës të Inglesina që ju ka shitur
produktin duke pasur në dorë “numrin e serisë” të objektit në
alë.
Është detyra e shitësit të pakicës që të kontaktojë Inglesina
për të llogaritur ndërhyrjen më të përshtatshme sipas çdo
rasti dhe pastaj të japë udhëzimet pasuese.
Shërbimi i kujdesit ndaj klientit të Inglesina mund të japë
çfarëdo informacioni pas kërkesës me shkrim duke plotësuar
formularin që gjendet në faqen e internetit: inglesina.com -
pjesa Garancia dhe Asistenca.
SUGJERIME PËR PASTRIMIN DHE MIRËMBAJTJEN E
PRODUKTIT
Ky produkt kërkon mirëmbajtje të rregullt nga përdoruesi.
Asnjëherë mos ushtroni forcë te mekanizmat ose pjesët
lëvizëse; nëse nuk jeni të sigurt, kontrolloni më parë
udhëzimet.
Mos e lini produktin në se është akoma i njomë dhe mos e
lini në ambiente me lagështi pasi mund të formohet myk.
Mbajeni produktin në një vend të thatë.
Mbrojeni produktin nga agjentët atmosferikë, uji, shiu ose
bora; për më tepër, ekspozimi i vazhdueshëm dhe për kohë
të gjatë në dritën e diellit mund të shkaktojë ndryshime në
ngjyrën e shumë materialeve.
Nëse produkti do të përdoret në plazh, pas kësaj pastrojeni
dhe thajeni me kujdes për të hequr rërën dhe kripës, pasi
mund të shkaktojnë ndryshk.
Pastroni pjesët plastike dhe metalike me leckë të njomë
ose me detergjent të butë; mos përdorni hollues, amoniak
ose benzinë.
Thani me kujdes pjesët metalike pas çdo kontakti me ujin
për të parandaluar formimin e ndryshkut.
Mbajini të pastra të gjitha pjesët lëvizëse dhe, nëse është e
nevojshme, lyejini pak me vaj lubrikant.
SUGJERIME PËR PASTRIMIN E COPAVE TEKSTILE
Rekomandohet që t’i lan copat veç nga gjërat e tjera.
Rigjallërojini rregullisht pjesët e copave duke përdorur një
furçë të butë për rroba.
Ndiqni udhëzimet e larjes së copave që ndodhen në
etiketa.
Lajini me dorë në ujë të ftohtë
Mos përdorni klor
Mos i thani në tharëse
Shtrijini të thahen në hije
Mos i hekurosni
Mos i lani në pastrim kimik
Mos e thani në centrifugë
Thajini copat tekstile komplet para se t’i përdorni ose t’i lini.
Për të parandaluar formimin e mykut, këshillohet ajrimi i
karrocës në mënyrë periodike. Në veçanti, ndajeni veshjen
e tekstilit nga struktura dhe vendosni një leckë të thatë në
fund.
LISTA E KOMPONENTËVE
g. 1
SHASIA ELECTA
A Rrotat e pasme
B Montimi i rrotave të para
KARROC ELECTA
C Copa e çatisë
D Platforma e karrocës
KARROCA E FËMIJËS ELECTA
E Ndenjësja e karrocës së fëmijës
F Parmak
G Kapaku
AKSESORËT
J Mbajtësja e shishes
H Shporta
K Muftja e këmbës (nëse ka)
L Mbulesa e shiut (nëse ka)
UDHËZIME

Related product manuals