77
SQ
LISTA E KOMPONENTËVE
g. 1
A Kapaku
B Parmak
C Shporta
D Mbulesa e shiut (nëse ka)
MBËSHTETËSE ME “QËNDRIM TË LIRË”
g. 2 Për ta bërë karrocën të qëndrojë drejt vetë,
tërhiqeni mbështetësen (S1) dhe vendoseni në kasën e saj.
HAPJA E KARROCËS
g. 3 Për ta hapur karrocën, përdorni të dyja levat (P1)
dhe njëkohësisht, mbajeni dorezën fort, ngrijeni karrocën
derisa të dëgjohet klikimi i duhur i hapjes.
Kujdes: para se ta përdorni, sigurohuni që karroca është
hapur si duhet duke kontrolluar që pjesa e kuqe nuk
është më e dukshme në të dyja anët.
Kujdes: përdorni levat (P1) vetëm kur e hapni dhe
mbyllni karrocën. Bëni kujdes të mos i lëvizni gabimisht
gjatë përdorimit normal të karrocës.
HEQJA/VENDOSJA E GRUPIT TË RROTËS SË PARMË
Në rast nevoje, pjesa e rrotave të para (D) mund të hiqet me
lehtësi.
g. 4 Për ta hequr, tërhiqeni nga mbajtësja përpara
ndërsa mbani shtypur levën (D1).
g. 5 Për ta montuar përsëri, thjesht pozicionojeni dhe
shtyjeni derisa të klikojë në vend.
g. 6 Kujdes: sigurohuni që rrotat të jenë lidhur mirë
para përdorimit.
HEQJA/VENDOSJA E GRUPIT TË RROTAVE TË PASME
Nëse është e nevojshme, rrotat e pasme (E) mund të hiqen
me lehtësi.
g. 7 Përdorni një kaçavidë (ose mjet të ngjashëm,
nuk përfshihet) për të lëvizur levën (E1) dhe njëkohësisht
tërhiqeni nga mbështetësja e pasme.
g. 8 Për t’i montuar përsëri, thjesht pozicionojini dhe
tërhiqini derisa të klikojnë në vend.
g. 9 Kujdes: sigurohuni që rrotat të jenë lidhur mirë
para përdorimit.
FRENA E RROTAVE TË PASME
g. 10 Për të vënë në punë frenat, përdorni levën e mesit
të pasme (P3).
Gjithmonë kapni frenat gjatë ndalesave.
BLLOKIMI/LËSHIMI I RROTAVE PËRPARA
g. 11 Karroca juaj ka rrota të kthyeshme të cilat mund të
bllokohen/lëshohen thjesht duke lëvizur levën (P4) në rrotat
e para.
PARMAK
g. 12 Shufra e përplasjes (B) mund të hapet në njërën
anë ose të hiqet komplet; për ta hapur, tërhiqni levën (B1)
dhe hiqeni nga kasa.
Për ta hequr, përsëritni veprimin edhe në anën tjetër.
Paralajmërim: asnjëherë mos e vendosni shufrën e
parakolpit në drejtim të kundërt me atë që është treguar.
RREGULLIMI I MBËSHTETËSES SË PASME
g. 13 Për ta ulur mbështetësen e shpinës, lironi rripin e
pasmë duke shtypur butonin (P5) në pajisjen e mesit (P6).
g. 14 Për ta ngritur mbështetësen e shpinës, shtypni
butonin (P5) në pajisjen e kontrollit (P6) dhe njëkohësisht
tërhiqni unazën e pasme (P7).
RRIPAT E SIGURISË
g. 15 Nëse lartësia e rripave të pasmë duhet ndryshuar,
hiqni rripat e supave (P8) duke e shkëputur velkron që i
mban në rripa (P13), pastaj nxirrini nga leqet e formuara
në mbështetësen e shpinës (P9). Përdorini të dyja rripat e
shpinës në të njëjtën lartësi.
g. 16 Pasi të jetë gjetur pozicioni i duhur, vendosini
përsëri rripat e supeve (P8) në rripat e pasmë, duke u siguruar
që velcro (P13) të ngjitet si duhet.
g. 17 Sigurohuni që rripi i shpinës të jetë futur mirë në
fundet e atij të belit (P10).
g. 18 Shtrëngoni fundet e rripit me tokëzën e mesit
(P11).
g. 19 Gjithmonë përdorni rripin e mesit të këmbëve
(P12) së bashku me rripin e mesit duke u siguruar që të jenë
rregulluar mirë te fëmija.
Kujdes! Mosndjekja e këtyre masave mund të bëjë që
fëmija të rrëzohet ose të dalë jashtë me rreziqe lëndimi
serioze.
Kujdes: rregulloni lartësinë dhe gjatësinë e pajimit sipas
rritjes së fëmijës.
KAPAKU
g. 20 Për të rregulluar kapakun, thjesht shoqërojeni në
pozicionin e dëshiruar.
g. 21 Çatia ka një copë që shton gradën e mbulesës duke
përmirësuar mbrojtjen nga dielli.
VENTILIMI I KAPAKUT
Pjesa e pasme e kapakut mund të hiqet dhe të paloset
komplet për të dhënë mundësinë e qarkullimit më të mirë
të ajrit.
g. 22 Shkëputeni velkron (A1) dhe paloseni pjesën e
pasme të kapakut duke e kyçur me tokëzën e vogël të mesit
(A2).
HEQJA E KAPAKUT
g. 23 Për të hequr kapakun (A), shkëputni velkrot
ksuese (A1).
g. 24 Shtypni levën (A3) në bashkimin e mesit (A4) dhe
njëkohësisht hiqeni kapakun nga kasat (A5) në karrocë.
g. 25 Shkëputni dy kopsat (A6) në pikat e bashkimit të
mesit (A4).
g. 26 Hapni zinxhirin e brendshëm (A7) dhe lironi astarin
nga brinja e ksuar e pasme (A8).
Kapaku tani mund të hiqet komplet nga karroca.
RREGULLIMI I MBËSHTETËSES SË KËMBËS
g. 27 Për ta ulur mbështetësen e këmbëve (E), përdorni
të dy butonat e poshtëm (E1) dhe shtyjeni njëkohësisht.
g. 28 Për ta ngritur mbështetësen, thjesht ngrijeni lart
dhe ajo mbyllet automatikisht në pozicion.
MBYLLJA E KARROCËS
g. 29 Për ta mbyllur karrocën, përdorni të dyja levat (P1)
dhe njëkohësisht shoqërojeni karrocën për poshtë derisa të
paloset komplet.
Kujdes: përdorni levat (P1) vetëm kur e hapni dhe
mbyllni karrocën. Bëni kujdes të mos i lëvizni gabimisht
gjatë përdorimit normal të karrocës.
DOREZA E TRANSPORTIT
g. 30
Për ta transportuar karrocën e mbyllur, përdorni
dorezën (M).
Mos e ngrini karrocën duke e kapur në ndonjë mënyrë tjetër.
UDHËZIME