EasyManua.ls Logo

Inglesina Wave - Page 80

Inglesina Wave
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
80
SQ
Kontaktoni menjëherë shitësin e autorizuar ose shërbimin e
kujdesit ndaj klientit të Inglesina.
Mos përdorni pjesë këmbimi ose aksesorë që nuk janë
dhënë bashkë me produktin dhe/ose që nuk janë aprovuar
nga Inglesina Baby S.p.A.
ÇFARË TË BËNI NËSE JU DUHET NDIHMË
Nëse ju duhet ndihmë për produktin tuaj, kontaktoni
menjëherë shitësin e pakicës të Inglesina që ju ka shitur
produktin duke pasur në dorë “numrin e serisë të objektit në
alë.
Është detyra e shitësit të pakicës që të kontaktojë Inglesina
për të llogaritur ndërhyrjen më të përshtatshme sipas çdo
rasti dhe pastaj të japë udhëzimet pasuese.
Shërbimi i kujdesit ndaj klientit të Inglesina mund të japë
çfarëdo informacioni pas kërkesës me shkrim duke plotësuar
formularin që gjendet në faqen e internetit: www.inglesina.com
- pjesa Garancia dhe Asistenca.
SUGJERIME PËR PASTRIMIN DHE MIRËMBAJTJEN E
PRODUKTIT
Ky produkt kërkon mirëmbajtje të rregullt nga përdoruesi.
Asnjëherë mos ushtroni forcë te mekanizmat ose pjesët
lëvizëse; nëse nuk jeni të sigurt, kontrolloni më parë
udhëzimet.
Mos e lini produktin në se është akoma i njomë dhe mos e
lini në ambiente me lagështi pasi mund të formohet myk.
Mbajeni produktin në një vend të thatë.
Mbrojeni produktin nga agjentët atmosferikë, uji, shiu ose
bora; për më tepër, ekspozimi i vazhdueshëm dhe për kohë
të gjatë në dritën e diellit mund të shkaktojë ndryshime në
ngjyrën e shumë materialeve.
Pastroni pjesët plastike dhe metalike me leckë të njomë
ose me detergjent të butë; mos përdorni hollues, amoniak
ose benzinë.
SUGJERIME PËR PASTRIMIN E COPAVE TEKSTILE
Rekomandohet që t’i lan copat veç nga gjërat e tjera.
Rigjallërojini rregullisht pjesët e copave duke përdorur një
furçë të butë për rroba.
Ndiqni udhëzimet e larjes së copave që ndodhen në
etiketa.
Lajini me dorë në ujë të ftohtë
Mos përdorni klor
Mos i thani në tharëse
Shtrijini të thahen në hije
Mos i hekurosni
Mos i lani në pastrim kimik
Mos e thani në centrifugë
Thajini copat tekstile komplet para se t’i përdorni ose t’i lini.
SUGJERIME PËR PASTRIMIN E LODRAVE
Rekomandohet që t’i lani lodrat veç nga gjërat e tjera.
Përbërja tekstile: 100% poliestër.
Lajini me dorë në ujë të ftohtë
Mos përdorni klor
Mos i thani në tharëse
Shtrijini të thahen në hije
Mos i hekurosni
Mos i lani në pastrim kimik
Mos e thani në centrifugë
Thajini lodrat komplet para se t’i përdorni ose ruani.
INFORMACION PËR PAJISJEN ELEKTRONIKE:
PARALAJMËRIM!
Kjo pajisje elektronike është një komponent i integruar që
nuk duhet të hiqet ose përdoret për qëllime të tjera.
Pajisja elektronike për lëkundjen punon me 4 bateri të tipit
AA 1,5 volt (nuk janë përfshirë), ose me transformatorin e
dhënë.
Lëkundësja për foshnjat duhet të përdoret vetëm me
transformatorin e dhënë.
Lëkundësja duhet të ndizet dhe të ket vetëm nga një i
rritur.
Ndiqni udhëzimet e baterisë në këtë pjesë. Përndryshe,
jetëgjatësia e baterisë mund të shkurtohet ose bateritë
mund të rrjedhin ose të çahen.
• Vetëm një i rritur duhet të hapë vendin e baterive.
Sigurohuni që vendi i baterive të jetë i mbyllur mirë para se
të përdoret produkti.
Mos i përzieni bateritë e reja me të vjetrat.
Mos i përzieni llojet e ndryshme të baterive.
Gjithmonë hiqini bateritë e shkarkuara nga produkti për
të shmangur rrezikun që rrjedhjet e mundshme të dëmtojnë
produktin.
Hiqini bateritë nga produkti para se t’i hidhni dhe hidhini
sipas ligjeve në fuqi në vendin e përdorimit.
Përdorimi i baterive të shkarkuara mund të shkaktojë
defekte të pjesëve me motor ose të shkaktojë tinguj të
deformuar. Rekomandohet ndërrimi i baterive në rast
keqfunksionimi.
Nëse bateritë rrjedhin, ndërrojini menjëherë duke u
kujdesur për ta pastruar vendin. Lajini duart mirë në rast
kontakti me lëngun e derdhur.
Mos përdorni bateri të karikueshme.
Mos u mundoni të karikoni bateritë e karikueshme: ato
mund të pëlcasin.
Bateritë duhet të futen me polaritetin e duhur.
Gjithmonë hiqini bateritë nëse produkti nuk përdoret për
kohë të gjatë.
Mos bëni masë me terminalet e baterive.
Gjithmonë mbajini bateritë larg fëmijëve.
Mos i ekspozoni bateritë në shi; hyrja e ujit, ushqimeve ose
lëngjeve të tjera do të dëmtojë qarkun elektronik.
Mos i mbani bateritë në vende që kanë temperatura
ekstreme.
Mos e hidhni produktin ose bateritë në zjarr, bateritë mund
të pëlcasin ose të rrjedhin.
• Kur ndërroni bateritë, mbylleni kapakun përsëri duke
përdorur vidat.
Direktiva 2012/19/BE
Direktiva Evropiane 2012/19/EU mbi
mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike
(WEEE) ndalon hedhjen e kësaj pajisjeje
në ujërat e zeza të zakonshme për mbetjet