KUJDES: Nuk ju rekomandojmë operimin e dronit në hapsira të mbyllura si dhe fluturime të shpeshta pa modalitetin GPS.
Mënyra e punës pa kokë
Shtypeni butonin në drejtues (shtypje e
shkrutër), do të dëgjoni sinjal me zë dhe
atëherë nis mënyra e punës pa kokë. Shtypeni
butonin përsëri për ndalesë të mënyrës së
punës.
Në momentin kur të nisni këtë mënyrë të
punës, drejtimi në të cilin është drejtuar
drejtuesi do të fiksohet si drejtim i dronit. Pa
marrë parasysh si e ktheni dronin, drejtimi i mëparshëm nuk do të ndërrohet në pajtim me të.
GPS mënyra e punës
KUJDES: Cilësimet e parazgjedhura nga fabrika nënkuptojnë përfshirjen e GPS-it.
1. Kyçje/shkyçje e GPS-it
Shtypni shkurt butonin në drejtues, do të dëgjoni sinjal me zë të gjatë 'Di~Di' dhe atëherë do të nis GPS
mënyra e punës. Shtypeni butonin përsëri dhe kjo mënyrë e punës do të ndalojë kur të dëgjoni sinjalin e
shkurt me zë 'Di'.
2. Kalibrimi i gjiroskopit
Para fluturimit, shtypni dhe mbani të shtypur butonin për 3 sekonda, LED dritat në dron do të ndriçojnë
shpejt për 2 sekonda, pastaj lëshojeni butonin e vogël. LED dritat në dron do të ndalojnë me dridhje dhe do
të mbeten të kyçura në mënyrë konstante.
Tani kalibrimi i gjiroskopit është kryer.
3. Kalibrim i kompasit
Kur droni do të lidhet me drejtuesin dhe GPS është i
kyçur, kompasi duhet të kalibrohet (në vend të hapur).
3.1Shtypni dhe mbani butonin e vogël 3 sekonda, LED
dritat në dronë do të dridhen shpejt e pastaj lëshojeni
butonin.
3.2 Mbajeni dronin në dorë, rrotullojeni horizontalisht
së pari në 3 rrethe, pastaj vertikalisht (kamera shikon
lart) 3 rrethe, pastaj vendojeni në sipërfaqe të
rrafshët, LED dritat do të ndriçojnë ngadalë dhe atëherë kalibrimi i kompasit ka përfunduar.
4. Kërkim i GPS sinjalit
Pas kalibrimit të kompasit, pritni 30-40 sekonda derisa LED dritat e dronit të ndalojnë me dridhjen dhe nisin të ndriçojnë në
mënyrë konstante, GPS sinjali atëherë është marrë me sukses.