Shënime të rëndësishme:
1. Nuk ju sugjerojmë të fluturoni dronin brenda shtëpisë, ju lutemi që ta përdorni në ambient të hapur. Meqë ky ështo model
me GPS, duhet kryer edhe lidhja me sinjalin e GPS-it.
2. Droni është i pajisur me kamerë WiFi HD 720P, nëse ju nevojitet një foto/video me rezolucion më të lartë vendoseni TF
kartelën dhe para kësaj kujdesuni që TF kartela të jetë e klasit 6 apo nivel më i lartë me 4GB apo më shumë. Në këtë mënyrë
foto/video do të bartet në TF kartelë. Mund të përdorni lexues të kartelës për të marrurr fotot/videot për kompjuterin tuaj
personal apo t'i merrni në telefonin tuaj të mençur që t'i shperndani me miqtë tuaj (nëse përdorni QQ, Whatsapp, apo rrjete
tjera sociale atëherë fotot/videot tuaja do të jenë të kompresuara dhe nuk do të jenë mjaft të qarta). Nëse nuk e shfrytëzoni
TF kartelën, mund të xhironi video/foto drejtpërdrejtë në telefonin tuaj të mençur, kështuqë kualiteti do të jetë në përputhje
me të. Do të ju nevojitet USB kordoni për të kopjuar fotot/videot në kompjuterin tuaj personal nëse ju nevojiten me një
rezolucion më të madh i tyre, ose përndryshe fotot/videot do të jenë të kompresuara.
Vërejtje: Nëse ju nevojitet një video/foto 720P, hzni në cilësime „settings“ dhe leni treguesin real time në: 720P.
3. Ju lutemi të kalibroni busullën me rastin e fluturimit të parë të dronit, pastaj me rastin e fluturimit tjetër të radhës në të
njejtin lokacion kalibrimi nuk është i nevojshëm, por nëse droni bije përtokë ose dëmtohet shumë atëherë obligoheni të kryeni
kalibrimin sërisht.Gjithashtu ju duhet të bëni kalibrimin e busullës sërisht me rastin e dështimit të lidhjes me sinjal të GPS-it.
4. Sigurohuni që të dhënat e celularit tuaj funksionojnë normalisht.
5. Aplikacioni përdor Google Maps sipas cilësimeve të parazgjedhura për smartphone android dhe iphone. Cilido lloj i hartës
funksionon, mirëpo ne ju sugjerojmë Google hartën (Google maps).
6. Nëse përdorni telekomandën dhe telefonin tuaj të mençur njëkohësisht, ju lutemi që të lidhni në WiFi telekomandën së pari,
pastaj telefonin tuaj të mençur. Në të kundërtën, telekomanda juaj nuk do të funksionojë.
7. Nëse nuk mund të kërkoni sinjalin e GPS-it përmes telefonit tuaj mobil, ju lutemi që të kryeni kalibrimin e busullës. Nëse
edhe pas kësaj nuk mund të gjeni sinjalin e GPS-it, mund të ndrroni lokacionin duke përdorur telekomandën për të kryer
kalibrimin e gyroskopit, ose mund të fikni dronin dhe ta ndizni prap.
Ju lutemi të vini re cilësimet, ekzistojnë katër opcione: shkopi, parametrat, dosjet dhe të tjera, por ka më shumë opsione për
secilën prej tyre. Në opsionin „Shkopi“ ekzistojnë „joystick mode“, „mënyra e lëvizjes“, „kalibrimi i busullës“ etj., për
„parametrat“ ekzistojnë të dhënat e parazgjedhura për lartësinë e opsionit „waypoint“, cilësimet e parazgjedhura për
lokacionin „home“ ,harta treguese e fluturakes, shfaqja në kohë reale dhe opsionet për redaktimin e fotove.