EasyManua.ls Logo

Philips Sonicare ProtectiveClean 6100 - Modalitetet e larjes së dhëmbëve; Modaliteti i pastrimit; Modaliteti i zbardhimit; Modaliteti i kujdesit për mishrat e dhëmbëve

Philips Sonicare ProtectiveClean 6100
309 pages
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
Modalitetet e larjes së dhëmbëve
Furça juaj elektrike vjen me 3 modalitete të ndryshme për t'u bërë
ballë të gjitha nevojave tuaja të kujdesit oral.
Për të ndryshuar modalitetet, shtypni butonin e
modalitetit/intensitetit kur furça është e fikur.
Ofrohen modalitet e mëposhtme:
Modaliteti i pastrimit
"Clean" është një modalitet 2-minutësh, që rekomandohet për
përdorim me nivel intensiteti 3. Ofron një pastrim të kujdesshëm e të
plotë, dhe rekomandohet për përdorim me kokë furçe "C2 Optimal
Plaque Control".
Modaliteti i zbardhimit
"White" është një modalitet 2-minutësh e 30-sekondësh, që
rekomandohet për përdorim me nivel intensiteti 3 dhe me kokë furçe
"W2 Optimal White".
Modaliteti i kujdesit për mishrat e dhëmbëve
"Gum Care" është një modalitet 3-minutësh, që rekomandohet për
përdorim me nivel intensiteti 3 dhe me kokë furçe "G2 Optimal Gum
Care".
Cilësimet e intensitetit
Furça juaj elektrike e dhëmbëve ju jep mundësinë të zgjidhni midis 3
nivelesh të ndryshme intensiteti: të ulët, të mesëm dhe të lartë. (Fig. 3)
Në bazë të kokës së furçës që vendosni, do të zgjidhet dhe intensiteti.
Intensiteti mund të ndryshohet duke shtypur butonin e
modalitetit/intensitetit gjatë përdorimit të furçës. Për rezultate
optimale rekomandohet të përdorni intensitetin e zgjedhur
automatikisht. Intensiteti nuk ndryshohet dot për sa kohë që doreza
është e fikur apo në pushim.
181
Shqip

Table of Contents

Other manuals for Philips Sonicare ProtectiveClean 6100

Related product manuals