EasyManua.ls Logo

Philips Sonicare ProtectiveClean 6100 - Karikimi dhe statusi i baterisë; Karikimi; Karikimi në karikues ose në higjienizues UV

Philips Sonicare ProtectiveClean 6100
836 pages
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
427
Shqip
5
Mbylleni derën dhe shtypni butonin e gjelbër të
ndezjes/fikjes një herë për të zgjedhur ciklin e
pastrimit UV.
Shënim: Ju mund ta ndizni higjienizuesin vetëm nëse
dera është mbyllur mirë.
Shënim: Higjienizuesi ndalon funksionimin nëse e hapni
derën gjatë ciklit të higjienizuesit.
Shënim: Cikli i higjienizuesit kërkon përafërsisht 10
minuta dhe më pas fiket automatikisht.
Higjienizuesi është në punë kur drita ndriçon përmes
dritares.
Karikimi dhe statusi i baterisë
Kjo furçë e dhëmbëve "Philips Sonicare" është projektuar
për të ofruar të paktën 28 seanca larje dhëmbësh, ku
secila prej tyre zgjat 2 minuta (14 ditë nëse përdoret dy
herë në ditë) me një bateri të karikuar plotësisht. Treguesi
i baterisë tregon statusin e baterisë kur përfundoni
seancën e larjes 2-minutëshe, kur vendosni furçën e
dhëmbëve në pauzë ose kur ajo është duke u karikuar.
Shënim: Mund të duhen deri në 24 orë që bateria të
karikohet plotësisht përpara përdorimit të parë, por ju
mund ta përdorni furçën e dhëmbëve "Philips Sonicare"
përpara se ajo të jetë karikuar plotësisht.
Karikimi
Karikimi në karikues ose në higjienizues UV
1
Vendoseni karikuesin ose higjienizuesin në një prizë
elektrike.
2
Vendosni dorezën në karikues ose higjienizues.
- Doreza do të lëshojë 2 tinguj të shkurtër për të
konfirmuar se doreza është vendosur siç duhet.
- Drita pulsuese e treguesit të nivelit të baterisë tregon
se furça e dhëmbëve po karikohet.
- Kur doreza të jetë karikuar plotësisht në karikues,
drita e treguesit të baterisë do të bëhet e gjelbër e
qëndrueshme për 30 sekonda dhe më pas do të fiket.

Table of Contents

Other manuals for Philips Sonicare ProtectiveClean 6100

Related product manuals