EasyManua.ls Logo

Samsung RB34A7B5DCE/EF - Page 240

Samsung RB34A7B5DCE/EF
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
Shqip 11
Informacione sigurie
• Mos përdorni një kabllo që ka dëmtime, çarjeje ose
gërryerje, në gjatësinë e tij ose në fund.
• Mos e përkulni shumë kordonin elektrik apo të vendosni
artikuj të rëndë mbi të.
• Mos e tërhiqni ose përkulni fort kabullin e korrentit.
• Mos e përdridhni ose lidhni kordonin elektrik.
• Mos e lidhni kordonin elektrik mbi një objekt metalik, të
vendosni objekt të rëndë mbi kordonin elektrik, ta futni
kordonin elektrik midis objekteve ose të shtyni kordonin
elektrik në hapësirën prapa pajisjes.
• Kur lëvizni frigoriferin, bëni kujdes të mos e rrotulloni ose
të dëmtoni kordonin elektrik.
- Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
• Mos e hiqni asnjëherë frigoriferin nga priza duke tërhequr
kordonin elektrik. Kapni gjithmonë fort spinën dhe
tërhiqeni drejt nga priza.
- Dëmtimi i kordonit mund të shkaktojë një qark të
shkurtër, zjarr dhe/ose goditje elektrike të përdoruesit.
• Mos përdorni aerosol pranë frigoriferit.
- Përdorimi i aerosolit pranë frigoriferit mund të
shkaktojë shpërthim ose zjarr.
• Mos e montoni këtë pajisje afër një ngrohëseje ose
materiali të djegshëm.
• Mos e instaloni këtë pajisje në një vend ku mund të rrjedhë
gazi.
- Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
• Ky frigorifer duhet të vendoset dhe të montohet në
mënyrën e duhur në përputhje me udhëzimet në këtë
manualin para se të përdoret.
Untitled-11 11 2021-06-02  2:46:48
240 / 466

Table of Contents