EasyManua.ls Logo

Samsung UE43NU7192 - Page 215

Samsung UE43NU7192
324 pages
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
Moduli CI+ nuk punon.
Televizori yt "Samsung" pajtohet me standardin CI+ 1.4.
Nëse moduli i ndërfaqes së përbashkët CI+ nuk e mbështet këtë pajisje, hiqeni modulin dhe kontaktoni
operatorin e modulit CI+ për ndihmë.
Telekomanda nuk punon.
Kontrolloni nëse llamba treguese në fund të televizorit pulson kur shtypni butonin e ndezjes në
telekomandë. Nëse nuk pulson, ndërroni bateritë e telekomandës.
Sigurohuni që bateritë janë vendosur me polet (+/–) në pozicionet e duhura.
Përpiquni ta drejtoni telekomandën nga televizori në largësi 1,5-1,8 m.
Telekomanda e aparatit kabllor apo satelitor nuk e ndez apo fik televizorin as nuk e
ndryshon volumin.
Programoni telekomandën e aparatit kabllor ose satelitor që të komandojë televizorin. Shihni manualin e
përdorimit të aparatit kabllor apo satelitor për kodin e televizorit "SAMSUNG".
Cilësimet e televizorit humbin pas 5 minutash.
Televizori është në Modaliteti për dyqan me pakicë. Ndryshoni Modaliteti për përdorim në menynë
përgjithshme Menu në Regjimi në shtëpi (
> Cilësimet > Të përgjithshme > Administrimi i sistemit >
Modaliteti për përdorim > Regjimi në shtëpi).
"Wi-Fi" me ndërprerje
Sigurohuni që televizori të ketë lidhje me rrjetin ( > Cilësimet > Të përgjithshme > Rrjeti > Statusi i
rrjetit).
Sigurohuni që fjalëkalimi i "Wi-Fi" të jetë dhënë saktë.
Kontrolloni largësinë midis televizorit dhe modemit/rrugëzuesit. Largësia nuk duhet të jetë mbi 15,2 m.
Ulni interferencën duke mos përdorur ose duke fikur pajisjet me valë. Gjithashtu, verifikoni që nuk ka
pengesa midis televizorit dhe modemit/rrugëzuesit. (Fuqia e sinjalit "Wi-Fi" mund të ulet nga pajisjet,
telefonat me valë, muret prej guri/oxhaqet etj.)
Njëkatëshe Shumëkatëshe
Rrugëzuesi me valë
Repetitor "Wi-Fi"
Kontaktoni operatorin e internetit (ISP) dhe kërkojini të rivendosë qarkun e rrjetit për të riregjistruar
adresat MAC të modemit/rrugëzuesit të ri dhe të televizorit.
Shqip - 15
Shqip

Table of Contents

Related product manuals