EasyManua.ls Logo

Samsung WF7450SU - Page 152

Samsung WF7450SU
192 pages
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
8_ instalimi i makinës larëse
LIDHJA E TUBIT TË FURNIZIMIT ME UJË (OPSION)
1. Hiqni adaptuesin nga tubi i furnizimit me ujë.
2. Fillimisht, duke përdorur një kaçavidë të tipit ‘+’ lironi katër
vidat e adaptuesit. Pastaj, merreni adaptuesin dhe ktheni
pjesën (b) duke ndjekur shigjetën derisa të krijohet një
hapësirë prej 5 mm.
3. Lidhni adaptuesin me çezmën duke shtërnguar fort vidat.
Pastaj, ktheni pjesën (b) duke ndjekur shigjetën dhe vendosni
(a) dhe (b) së bashku.
4. Lidhni tubin e furnizimit me ujë me adaptuesin. Tërhiqni për
poshtë pjesën (c) të tubit të furnizmit me ujë.
Kur të çlironi pjesën (c) tubi automatikisht lidhet me
adaptuesin duke bërë një zhurmë ‘klik’.
5. Lidhni fundin tjetër të tubit të furnizimit me ujë me valvolën
e hyrjes së ujit në pjesën e sipërme të makinës larëse.
Shtërngojeni tubin plotësisht sipas kahut orar.
Nëse çezma e ujit ka një rubinet të llojit me vidë, lidheni tubin
e furnizimit me ujë me rubinetin siç tregohet.
Pas përfundimit të lidhjes, nëse rrjedh ujë nga tubi, përsërisni të njëjtat hapa. Përdorni llojin
më të zakonshëm të çezmës për furnizimin me ujë. Në rast se çezma është katrore ose
shumë e madhe, hiqni unazën e hapësirës përpara sesa ta fusni rubinetin në adaptues.
instalimi i makinës larëse
a
b
c
WF7604SUV-02506G_SQ.indd 8 2007-10-11 ¿ÀÈÄ 12:44:03

Table of Contents

Related product manuals