EasyManua.ls Logo

Skil 7207 AA - Page 98

Skil 7207 AA
112 pages
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
98
klasfikimin 230 V ose 240 V mund të lidhen po ashtu me
një burim 220 V)
• Shmangni dëmtimet që mund të shkaktohen nga vidat,
gozhdët dhe elementet e tjera në materialin e punës;
hiqni ato para se të filloni punën
• Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime,
me një kapacitet 16 amper
• Niveli i zhurmës gjatë punës mund të kalojë 85 dB(A);
mbani mbrojtëse për veshët
• Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje
drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të
dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund të
shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje
respiratore për përdoruein ose personat përreth); mbani
një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje
për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
• Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene (si
pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje me
lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një
maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për
heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
• Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për
materialet me të cilat dëshironi të punoni
• Mbani doreza mbrojtëse, syze mbrojtëse, rroba të
ngushta dhe mbrojtëse për flokët (për flokët e gjatë)
• Siguroni materialin e punës (një material i shtrënguar
me një pajisje shtrëngimi ose morsë mbahet në mënyrë
më të sigurt se sa me dorë)
• Kur smeriloni metale, krijohen shkëndija; mos përdorni
qese pluhurash dhe mbajini personat e tjera dhe
materialet e djegshme larg nga zona e punës
GJATË PËRDORIMIT
• Mbajeni gjithmonë kordonin larg nga pjesët e lëvizshme
të veglës; drejtojeni kordonin në anën e pasme, larg nga
vegla
• Mos e prekni fletën e smerilimit në lëvizje
• Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni
menjëherë pajisjen dhe hiqni spinën
• Nëse kordoni dëmtohet ose pritet gjatë punës, mos e
prekni kordonin por hiqni menjëherë spinën
PAS PËRDORIMIT
• Kur ta largoni pajisjen, fikeni motorin dhe sigurohuni që të
gjitha pjesët lëvizëse të kenë ndluar plotësisht
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
5 Mos e hidhni veglën bashkë me materialet e mbetjeve
familjare
PËRDORIMI
• Montomi i fletës së smerilimit 6
! hiqeni spinën
! thithja e pluhurit kërkon përdorimin e fletëve të
smerilimit me vrima
! vrimat në fletën e smerilimit duhet të përputhen
me vrimat në këmbën e smerilimit
! ndërrojini fletët e konsumuara të smerilimit në
kohën e duhur
! përdorni gjithmonë pajisjen me të gjithë
sipërfaqen e smerilimit të mbuluar me letrën e
smerilimit
- montoni fletën e smerilimit VELCRO si në ilustrim
• Montimi i pllakës mbështetëse (jo standard i përfshirë)
7
- hiqni fletën e smerilimit VELCRO
- hiqni majën delta A ndërsa shtypni butonin B
- montoni pllakën e mbështetjes C si në ilustrim
• Montimi i lidhjeve të veçanta të smerilimit (jo standard i
përfshirë) 8
- montoni lidhjen e dëshiruar të smerilimit për të
mbështetur pajisjen C si në ilustrim
- montoni fletën përkatëse VELCRO të smerilimit te
pajisja shtesë e smerilimit
- 3 pozicionet e smerilimit
• Montimi i pajisjes shtesë “Louvre” (jo standard i
përfshirë) 9
- hiqni fletën e smerilimit VELCRO
- hiqni majën delta A ndërsa shtypni butonin B
- montoni pajisjen shtesë “Louvre” si në ilustrim
• Thithja e pluhurave0
- montoni qesen e pluhurave G
- boshatisni rregullisht qesen e pluhurave për një
rendiment optimal në mbledhjen e pluhurave
! mos përdorni qesen e pluhurave me korrent kur
smeriloni metale
• Çelësi i ndezjes/fikjes
- ndizeni/fikeni pajisjen duke e shtyrë çelësin H 2
përpara/prapa
! para se sipërfaqja e smerilimit të arrijë te
materiali i punës, duhet ta ndizni pajisjen
! para se ta fikni veglën, ju duhet ta ngrini atë nga
materiali i punës
• Mbajtja dhe drejtimi i veglës !
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri
- lëizeni pajisjen paralel me sipërfaqen e punës
! mos ushtroni shumë trysni mbi pajisje; lëreni
sipërfaqen e smerilimit që të punojë për ju
- mos e anoni veglën për të shmangur shenja të
padëshiruara nga smerilimi
- mbajini të çarat e ajrimit J 2 të pambuluara
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
• Përdorni pajisjen me pllakën standarde të këmbës për
sipërfaqe të mëdha, cepa and anë @
• Përdorni veglën me pajisjet speciale shtesë të smerilimit
për vendet e vështira për t’i arritur #
• Pajisja shtesë elastike e smerilimit është e projektuar për
- rrumbullakosjen e sipërfaqeve në anë $a
- të gjitha sipërfaqet e rrumbullakosura me një diametër
maksimal prej 10 cm $b
• Kur maja delta konsumohet ose dëmtohet në majë, mund
ta zgjasni jetëgjatësinë e saj duke e hequr, duke e
rrotulluar 120° dhe duke e vendosur përsëri (e vlefshme
edhe për fletën e smerilimit delta) %
• Mos përdorni kurrë të njëjtën fletë smerilimi për dru dhe
për metale
• Aftësitë gërryese të rekomanduara për fletën e smerilimit:
- për heqjen e bojës dhe për smerilimin e drurit shumë
të ashpër, përdorni nivele të ashpra të aftësisë
gërryese (40, 60)
- për smerilimin e drurit të ashpër ose të thjeshtë,
përdorni nivele mesatare të aftësisë gërryese (80,
100, 120)