EasyManua.ls Logo

TCL 50 NXTPAPER 5G - Page 10

TCL 50 NXTPAPER 5G
65 pages
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
AL
7
Mos flini me pajisjen në trup ose në krevat. Mos e vendosni pajisjen poshtë
batanijes, jastëkut ose trupit, sidomos kur është e lidhur me karikuesin pasi kjo
mund të bëjë që pajisja të nxehet tepër.
Ekrani me teknologji NXTPAPER shmang reflektimet dhe shkëlqimin kur
ekspozohet në dritën e diellit, duke ofruar një eksperiencë mat që ngjan si
letër. Kjo bëhet duke difuzuar reflektimin e dritës së jashtme. Megjithatë, kur
drita e diellit është e fortë, ky difuzion është maksimal dhe këndi i shikimit të
pajisjes bëhet më i ngushtë. Nëse ndodh kjo situatë, duhet të rregulloni këndin
e shikimit të pajisjes që të shihni ekranin.
Ekrani NXTPAPER ofron një ndjesi prekjeje mat, duke mbrojtur nga njollat
ose shenjat e gisthave hde siguron një efekt mat ngjashëm letrës dhe siguron
rezistencë. Kjo sipërfaqe ekrani është ndryshe nga ekranët standardë të
smartfonëve. Por mbani parasysh se nuk ofron mbrojtjen e xhamit të temperuar
ndaj është më i prirur ndaj gërvishtjeve. Për këtë arsye rekomandohet që të
shmangni kontaktin me materialet e tjera që mund të shkaktojnë gërvishtje.
Ky produkt ka kaluar certifikimin SGS Paper plus (Paper +), i cili vlerëlson
Performancën Optike Objektive dhe Faktorin Njeri, si Indeksin e Lodhjes Vizuale
për të marrë indeksin Paper+. Sa më i lartë të jetë indeksi Paper+, aq më e lartë
është ngjashmëria mes karakteristikave të ekranit të produktit dhe leximit në
letër, dhe aq më i rehatshëm është leximi.
www.tuv.com
ID 0217009777
Reection Free
Kjo pajisje ka marrë certifikimin TÜV
Rheinland Reflection Free. Ofron një
eksperiencë shikimi të pastër, të rehatshme
dhe magjepsëse.
MBROJTJA E DËGJIMIT
Për të parandaluar dëmtimin e mundshëm të dëgjimit, mos
dëgjoni në nivele të larta volumi për periudha të gjata.
Ushtroni kujdes kur mbani pajisjen afër veshit tuaj ndërkohë
që altoparlanti është në përdorim.
Licencat
Bluetooth SIG, Inc. ka licencuar dhe certifikuar TCL T702D Bluetooth
Declaration ID D065040
Certifikuar nga Wi-Fi Alliance
Hedhja e mbetjeve dhe riciklimi
Pajisja, aksesorët dhe bateria duhet të hidhen në përputhje me rregullat vendëse
në fuqi për mjedisin.
Ky simbol në pajisje, në bateri dhe në aksesorë do të thotë se këto produkte
duhen të çohen te:
- Qendrat për hedhjen e mbetjeve komunale me kosha të caktuar.
- Koshat e grumbullimit në pikat e shitjes.
Ato më pas duhet të riciklohen për të mos lejuar që substancat e
dëmshme të hidhen në mjedis.
Në shtetet e Bashkimit Evropian: Këto pika grumbullimi janë falas. Të
gjitha produktet me këtë shenjë duhen dërguar në këto pika grumbullimi.
Në shtetet jashtë Bashkimit Evropian: Artikujt e pajisjeve me këtë simbol nuk
duhen hedhur në kazanët e zakonshëm nëse në juridiksionin ose rajonin ku
ndodhesh ka fabrika të përshtatshme grumbullimi dhe riciklimi; përkundrazi ato
duhet të dërgohen në pikat e grumbullimit që të riciklohen.
Bateria
Për t'iu përmbajtur rregullave të fluturimit, bateria e produktit tuaj nuk është e
karikuar plotësisht. Karikojeni atë para se ta përdorni për herë të parë.

Related product manuals