EasyManua.ls Logo

Bosch TR5000 21/24 EB - Page 46

Bosch TR5000 21/24 EB
88 pages
Go to English
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
Udhëzimet e instalimit
Tronic 4000 | 5000 | 6000 | 7000 – 6720876037 (2021/08)
46
2 Udhëzimet e instalimit
Këto udhëzime instalimi aplikohen për modele të ndryshme të
pajisjes së bojlerit me qarkullim të vazhdueshëm. Prandaj ilustrimet
mund të devijojnë nga pajisja që bletë.
2.1 Instalimi
Shpaketimi/Heqja e kapakut (Fig. 1)
Shpaketoni pajisjen dhe kontrolloni nëse ka dëmtime nga transporti.
Nëse është dëmtuar ndonjë pjesë, mos e lidhni pajisjen.
Kontrolloni që pajisja juaj të ketë të gjithë komponentët e përfshirë në
listën e dorëzimit: pajisjen, setin e instalimit me fletët suplementare,
udhëzimet e instalimit, udhëzimet e përdorimit.
Hidheni paketimin dhe pajisjen e vjetër duke treguar respekt për
mjedisin.
Gjatë heqjes së kapakut nga një pajisje e llojit ose e llojit ,
vëreni sa vijon:
Kapaku i llojit është i ngjitur me një mbyllje qendrore pas fletës
shërbimit.
Kapaku i llojit është i bashkuar me dy vida që ndodhen poshtë
kapakut.
Përgatitjet për instalimin (Fig. 2)
E rëndësishme: Përdorni vetëm setin e dhënë të instalimit.
Duhet të instalohen grykëzat e dhëna të lidhjes së ujit!
Mbyllni furnizimin me ujë. Lidhja elektrike (kablloja e lidhjes) duhet të
shkëputet nga furnizimi me energji elektrike. Zhvidhosni siguresën
ose fikni automatin.
Instaloni grykëzat e lidhjes së ujit sipas udhëzimeve në fletën
suplementare.
Kablloja e lidhjes elektrike mund të drejtohet lart (X) ose poshtë (Y).
Paneli i pasmë duhet të shtrihet kundrejt grykëzës së lidhjes së ujit të
ftohtë në pozicionin e ofruar për këtë (8.).
Montimi në mur (Fig. 3)
Unaza duhet të rrethojë shtrënguar kabllon e lidhjes. Nëse është
dëmtuar gjatë montimit, hapjet duhet të izolohen kundër ujit.
Terminali i furnizimit me energji elektrike mund të vendoset lart (X)
ose poshtë (Y). Veshja e kabllos së lidhjes duhet të zgjatet për të
paktën 40 mm brenda në pajisje.
Distanca nga muri është e ndryshueshme. Ju mund të kompensoni
çdo disnivel të sipërfaqes së murit. Me një distancë nga muri prej 8–
16 mm, futni distancatorin dhe instaloni zgjatuesin (3.–5.).
Pajisja duhet të montohet mirë në mur. Nëse është nevoja, vendoseni
te vidat e poshtme të rregullueshme (6.).
Lidhja e ujit (Fig. 4)
Lidhni furnizimin me ujë, më pas hapni furnizimin me ujë të ftohtë.
Pajisjes duhet t’i nxirret ajri. Për të bërë këtë, hapni rubinetin e
ujit të ngrohtë plotësisht dhe lëreni pajisjen të nxjerrë plotësisht
ujin për 1 minutë.
Lidhja elektrike/Montimi (Fig. 5)
Kufizimi i temperaturës së daljes në 53 °C.
PARALAJMËRIM
Rrezik goditjeje elektrike!
Si të lëvizni kalimin e limitimit të temperaturës,
Shkëputni furnizimin me energji përpara hapjes së pajisjes.
Hiqeni kapakun.
Zhvendosni kalimin e limitimit të temperaturës në pozicionin 53°C
( Fig. 9).
Vetëm për pajisjet me çelësa përzgjedhës energjie: Vendosni
fuqinë duke përdorur çelësin përzgjedhës të energjisë përpara se të
lidhni telat me terminalin e lidhjes me rrymën: Fuqia nominale e
daljes majtas, dalja e reduktuar djathtas (1.) dhe dalja e vendosur e
shënuar në pllakëzën e parametrave.
Vidhosini telat fort te terminali i lidhjes me rrymën.
Ndizni kufizuesin e sigurisë (3.)
Vendosni kapakun - sipas udzimeve të llojit ose (4.–7.).
Shënim për instalimin
Instalimi i pajisjeve që nuk janë të gatshme për prizë duhet të
kryhet nga operatori përkatës komunal ose nga një kompani
specialiste e kualifikuar, që mund t’ju ndihmojë kur kërkoni
miratimin e kompanisë komunale për instalimin e pajisjes.
Ndezja (Fig. 6)
Pajisja është e pajtueshme me IEC 61000-3-12.
Ndezja për herë të parë
Ndizni siguresat.
Përzgjedhja e temperaturës.
Shpëlarja fillestare: Hapeni plotësisht rubinetin e ujit të ngrohtë dhe
lëreni ujin të rrjedhë për të paktën 1 minutë. Vetëm atëherë (për
arsye sigurie) pajisja do të fillojë të ngrohet.
Këshillë: Nëse pajisa nuk ndizet për shkak të shpejtësisë së reduktuar të
qarkullimit, hiqni majën me sitë, kokën e dushit ose diçka tjetër të
ngjashme, përpara se të nisni dhe të përsëritni procesin.
Shpjegojini përdorimin e pajisjes përdoruesit.
Informacion shtesë (Fig. 7)
Nëse pajisja nuk ka rrjedhje uji të mjaftueshme për shkak se presioni
i linjës së ujit në sistemin tuaj hidraulik është i ulët, hiqni kufizuesin e
shpejtësisë së qarkullimit (1.–3.).
Qarku i prioritetit për kombinimin me bojlerët elektrikë: Për
përdorimin me një qark prioriteti, nevojitet një rele speciale uljeje të
ngarkesës BZ 45L21 (aksesor special). Reletë e tjera ekzistuese të
uljes së ngarkesës, me përjashtim të releve elektronike të uljes së
ngarkesës, mund të keqfunksionojnë (skica e lidhjeve elektrike).
Lidhjet elektronike të kontrollit duhet të kodohen kur përdoren me një
rele të uljes së ngarkesës. Hiqni fishën e kodimit te lidhjet elektronike
(4.).

Other manuals for Bosch TR5000 21/24 EB

Related product manuals