EasyManua.ls Logo

Carrier 42QHC024DS series - Page 20

Carrier 42QHC024DS series
99 pages
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
PËRDORIMI
10
9
2.4 Komandimi i drejtuar
Rregullimi i qarkullimit vertikal të ajrit
● Shtypni "DREJTIMI I AJRIT" në telekomandë për të rregulluar drejtimin e qarkullimit të ajrit.
Pozicioni i grilës së ajrimit zhvendoset ngadalë sa herë që shtypet butoni.
● Shtypni "SWING" (Lëvizje) për lëvizjen e vazhdueshme të grilës së ajrimit.
Shënim: Për detaje, drejtojuni MANUALIT TË TELEKOMANDËS
Mos u përpiqni ta kryeni rregullimin ndërsa pajisja është në punë.
Kontakti aksidental me ventilatorin mund të shkaktojë lëndim të rëndë.
Rregullimi i qarkullimit horizontal të ajrit
Hapi 1
IZOLONI njësinë te çelësi KRYESOR (ose hiqeni nga priza).
Hapi 2
Tërhiqeni grilën horizontale të ajrimit poshtë me të dyja duart.
Hapi 3
Identifikoni levën/at siç tregohet.
[Në pjesën më të lartë të vrimave të daljes së ajrit dhe të lidhur me disqet vertikale të futura në mur].
Hapi 4
Lëvizni levën/at majtas ose djathtas për ta drejtuar ajrin në drejtimin e dëshiruar.
Hapi 5
AKTIVIZONI njësinë në çelësin KRYESOR! (ose futeni sërish në prizë)
Kujdes: Izolimi i burimit kryesor të energjisë sinkronizon grilën horizontale të ajrimit.
Pozicioni i grilës
ajrimit
Karakteristikat (Në varësi të modelit)
■ Lëvizja automatike e qarkullimit horizontal të ajrit
Shtypni për dy sekonda "SWING" (Lëvizje)
për të aktivizuar lëvizjen vertikale të fletëve.
Shënim: Për detaje, drejtojuni MANUALIT TË
TELEKOMANDËS.
■ Memorizimi i grilës së ajrimit
Grila horizontale e ajrimit memorizohet dhe do të rikthehet
në pozicionin më të fundit të zgjedhur nga përdoruesi.
Kjo nuk ndodh në modalitetin "TURBO", kur aktivizohet
nga butonat e komandimit manual ose pas ndërprerjes
së energjisë.
E ulur në maksimum
Në modalitetin "COOLING" (Ftohje) ose "DRY" (Tharje),
mund të formohet ujë i kondensuar, i cili mund të pikojë
nga njësia me nivel të lartë lagështie.
Hapja e ngushtë
Qarkullimi i kufizuar i ajrit redukton performancën
dhe mund të shkaktojë kondensimin e avujve.
Mbyllur
Mos e vini në punë nëse nuk ajo nuk hapet – mund
të shkaktoni dëmtime.
Funksionimi i grilës së ajrimit
Pas rindezjes së shpejtë, grila e ajrimit mund
të qëndrojë pa lëvizur për rreth 10 sekonda.
2.5 Funksione të veçanta
Vonesa e kompresorit
Gjatë ndezjes, kompresori mbrohet nga një vonesë kohore
prej 3 ~ 4 minuta.
Shkrirja automatike
Gjatë modalitetit të ngrohjes, në njësinë e jashtme formohet
akull. Për shkrirjen e këtij akulli, ventilatori i brendshëm
ndalet për disa minuta përpara se të vazhdojë ngrohja.
Parandalimi i thatësirës nga ftohja
Njësia e brendshme do të ngrohet përpara aktivizimit
të ventilatorit, për të shmangur rryma ajri të papërshtatshme
kur kondicioneri është në modalitetin e ngrohjes.
Kjo vonesë duhet të zgjasë vetëm disa minuta.
Rindezja automatike
Njësia do të rindizet automatikisht pas ndërprerjes së energjisë.
Rikuperohen të gjitha cilësimet e mëparshme të përdorimit.
Diktimi automatik i rrjedhjeve
Kur diktohet rrjedhje e agjentit ftohës, njësia do të shfaqë
kodin "EC" ose llambat LED [në varësi të modelit].
Parandalimi i mykut*
Ky funksion e mban ventilatorin e brendshëm në funksionim
me shpejtësi të ulët për 7~ 10 minuta pasi përdoruesi
e ka fikur në modalitetin e ftohjes.
Tharja e pikave të ujit në shkëmbyesin e brendshëm
të nxehtësisë parandalon zhvillimin e mykut.
Komandimi me "WIFI"*
Me funksionin "WIFI", njësia mund të komandohet me
telekomandë ose me telefon celular. Për të aktivizuar këtë
funksion, lidheni modulin "WIFI" dhe modulin e komunikimit
me panelin e ekranit.
Pastrimi i ajrit*
Ionizatori*
Në ajër shtohen jone negative për të simuluar efektet e
pyjeve dhe të ujëvarave te njerëzit.
Plazma*
Grimcat e pluhurit në rrymën e ajrit që kalon ngarkohen
me elektricitet. Kjo përmirëson grumbullimin e pluhurit
dhe reduktimin e aromave të pakëndshme, si dhe redukton
vdekshmërinë e baktereve që përhapen me anë të ajrit.
Vetëpastrimi*
Bakteret që përhapen me anë të ajrit zhvillohen gjithnjë
duke provuar praninë e lagështisë në shkëmbyesin
e brendshëm të nxehtësisë. Tharja e rregullt e shkëmbyesit
të nxehtësisë parandalon zhvillimin e tyre. Telekomanda
do ta menaxhojë automatikisht procesin thjeshtë duke
shtypur butonin e vetëpastrimit.
Turbo
Funksioni "Turbo" mundëson që njësia të punojë
jashtëzakonisht shumë për të arritur temperaturën
tuaj aktuale brenda një periudhe më të shkurtër
të mundshme.
Ndërprerja e këtij procesi mund të dëmtojë logjikën
e telekomandës.
Për ta kthyer, shkëputni për pak kohë furnizimin
me energji.
[*] Në varësi të modelit.
PARALAJMËRIM!
Leva
KUJDES
S Q

Other manuals for Carrier 42QHC024DS series

Related product manuals