244
Mos e spërkatni njësinë me ujë. Hyrja e ujit mund të
shkatërrojë njësinë e kombinacionit çelës-spinë dhe
motorin elektrik. Pastroni njësinë me një copë, furçë dore,
etj.
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi, hollues,
alkool dhe të ngjashme. Mund të shkaktoni çngjyrosje,
deformime ose krisje.
Kërkohet inspektim nga ekspertë, mos bëni asnjë
rregullim vetë, duhet të kontaktoni qendrën e
autorizuar të shërbimit Dolmar:
a) nëse kositësja e barit godet një objekt.
b) nëse motori ndalon papritur.
c) nëse disku është i përkulur (nuk qëndron drejt!).
d) nëse boshti i motorit është i përkulur (nuk qëndron
drejtë!).
e) nëse ndodh një qark i shkurtër kur kablloja është e
lidhur.
f) nëse ingranazhet dëmtohen.
g) Nëse rripi në formë V-je ka defekt.
14. ZGJIDHJA E DEFEKTEVE
PARALAJMËRIM: Përpara se të kryeni shërbime
mirëmbajtjeje ose pastrimi, gjithmonë hiqni prizën nga
spina dhe prisni derisa prerësi të ketë ndaluar plotësisht.
KUJDES: Defektet që nuk mund të ndreqen me
ndihmën e kësaj tabele, mund të ndreqen vetëm nga
qendrat e autorizuara të shërbimit Dolmar.
15. ASGJËSIMI NË PËRPUTHJE
ME MJEDISIN
Sipas direktivës së BE-së 2002/96/KE mbi
mbeturinat elektrike dhe pajisjet elektronike
dhe implementimin e saj në ligjin kombëtar, të
gjitha veglat elektrike duhet të grumbullohen
të veçuara dhe të riciklohen në përputhje me
mjedisin. Asgjësim alternativ: Nëse pronari i
veglës elektrike nuk e kthen veglën te prodhuesi, ai është
i përgjegjshëm për asgjësimin e duhur te një pikë e
caktuar grumbullimi që e përgatit pajisjen për riciklim në
përputhje me ligjet dhe rregulloret kombëtare të riciklimit.
Kjo nuk përfshin aksesorë dhe vegla pa pjesë elektrike
ose elektronike.
16. DEKLARATA E
KONFORMITETIT ME KE-NË
Vetëm për shtetet evropiane
Deklarata e konformitetit me KE-në është përfshirë si
shtojca A e këtij manuali udhëzimesh.
Defekti Veprimi korrigjues
Motori nuk
niset
Kontrolloni kabllon e lidhjes me linjën
kryesore.
Nisni punën aty ku bari është i shkurtër
ose në zona ku bari është prerë.
Pastroni kanalin/folenë e shkarkimit -
disku prerës duhet të rrotullohet me
lehtësi.
Korrigjoni lartësinë e prerjes.
Rënie e fuqisë
së motorit
Korrigjoni lartësinë e prerjes.
Pastroni kanalin/folenë e shkarkimit.
Mprihni sërish/ndërroni diskun e
kositjesnë qendra të autorizuara
shërbimi.
Mbledhësja e
barit nuk
mbushet
Korrigjoni lartësinë e prerjes.
Lëreni sheshin e barit të thahet.
Mprihni sërish/ndërroni diskun e
kositjesnë qendra të autorizuara
shërbimi.
Pastroni rrjetën e hekurit në
mbledhësen e barit.
Pastroni kanalin/folenë e shkarkimit.
Transmisioni i
rrotave nuk
funksionon
Rregulloni kabllon fleksibël.
Kontrolloni rripin në formë V-je/
ingranazhetnë qendrën e autorizuar
të shërbimit.
Kontrolloni transmisionin e rrotave për
dëmtim.