– pastroni rregullisht sipërfaqet që mund të bien në
kontakt me ushqimin dhe sistemet e aksesueshme
të shkarkimit;
– ruajeni mishin e pagatuar dhe peshkun në enë të
përshtatshme në frigorifer, që të mos bien në
kontakt me ushqimet e tjera ose të mos pikojnë mbi
ushqimet e tjera.
• PARALAJMËRIM: Mbajini pa pangesa vrimat e ajrimit
në kasën e pajisjes ose në strukturën inkaso.
• PARALAJMËRIM: Mos përdorni pajisje mekanike apo
mjete të tjera për të përshpejtuar procesin e shkrirjes,
përveç atyre të rekomanduara nga prodhuesi.
• PARALAJMËRIM: Mos e dëmtoni qarkun e ftohësit.
• PARALAJMËRIM: Mos përdorni pajisje elektrike
brenda ndarëseve të ruajtjes së ushqimeve të pajisjes,
përveç nëse janë lloji i rekomanduar nga prodhuesi.
• Mos përdorni spërkatësin e ujit dhe avullin për të
pastruar pajisjen.
• Pastrojeni pajisjen me copë të butë e të njomë.
Përdorni vetëm detergjentë neutralë. Mos përdorni
produkte gërryese, materiale të ashpra pastruese,
tretës ose objekte metalike.
• Kur pajisja lihet bosh për periudha të gjata kohe,
fikeni, shkrijeni, pastrojeni, thajeni dhe lëreni derën të
hapur për të mos lejuar zhvillimin e mykut brenda
pajisjes.
• Mos mbani substanca shpërthyese si kanaçe aerosoli
me lëndë djegëse të ndezshme në këtë pajisje.
• Për të shmangur rreziqet, nëse kordoni elektrik është
e dëmtuar, duhet zëvendësuar nga prodhuesi, qendra
e autorizuar e shërbimit ose persona me kualifikim të
ngjashëm.
www.electrolux.com4