EasyManua.ls Logo

Hisense RB645N4BFE - Instalimi I Pajisjes Suaj Të Re

Hisense RB645N4BFE
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
Instalimi i pajisjes suaj të re
12
Para se ta përdorni pajisjen për herë të
parë, duhet të informoheni për këshillat e
mëposhtme.
Paralajmërim!
Për instalimin e duhur, ky frigorifer duhet të
vendoset në një sipërfaqe të niveluar prej
materiali të fortë që është në të njëjtën
lartësi si pjesa tjetër e dyshemesë. Kjo
sipërfaqe duhet të jetë mjaftueshëm e
fortë për të mbështetur një frigorifer të
ngarkuar plotësisht.
Rrotat, të cilët nuk janë të tipit kastor,
duhet të përdoren vetëm për lëvizje
përpara ose prapa. Lëvizja e frigoriferit
anash mund të dëmtojë dyshemenë dhe
rrotat.
Ventilimi i pajisjes
Për të përmirësuar efikasitetin e sistemit të
ftohjes dhe për të kursyer energji, është e
nevojshme të ruhet ajrosja e mirë rreth
pajisjes për shpërndarjen e nxehtësisë. Për
këtë arsye, duhet të ketë hapësirë të
mjaftueshme të pastër rreth frigoriferit.
Sugjerim:
Këshillohet që të ketë hapësirë 50-70mm
nga pjesa e pasme në mur, të paktën
100mm nga pjesa e sipërme e tij, të paktën
100mm nga pjesët anësoret të tij në mur
dhe një hapësirë e pastër përpara për të
lejuar hapjen e dyerve 130°. Siç tregohet në
diagramet e mëposhtme.
Shënime:
Kjo pajisje funksionon mirë brenda klasës
së klimës nga SN deri në T të treguar në
tabelën e mëposhtme. Mund të mos
funksionojë siç duhet nëse lihet për një
periudhë të gjatë në një temperaturë më
të lartë apo më të ultë se kufiri i treguar.
Vendoseni pajisjen tuaj në një vend të
thatë për të shmangur lagështinë e lartë.
Mbajeni pajisjen nga rrezet direkte të
diellit, shiu ose ngrica. Mbajeni pajisjen
larg burimeve të nxehtësisë si furra, zjarre
ose ngrohësit.
Klasa e klimës
N
ST
T
SN
Temperatura e ambientit
100mm Lart
50-70mm Pas
100mm Secila Anë
A
A
C
C
B
B
C
2001
100
704
1168
693
1338
100
100
130
+16°C deri +32°C
+16°C deri +38°C
+16°C deri +43°C
+10°C deri +32°C

Related product manuals