EasyManua.ls Logo

LG 39LF56 Series - Page 250

LG 39LF56 Series
328 pages
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
10
SHQIP
Përdorimi i butonit të levës
(Figura e shfaqur mund të ndryshojë nga TV-ja juaj.)
Funksionet e televizorit mund t’i përdorni thjesht duke shtypur ose
lëvizur butonin e levës lart, poshtë, majtas ose djathtas.
Butoni i levës
Funksionet bazë
Ndezja
Kur televizori është i kur, vendoseni
gishtin mbi butonin e levës, shtypeni
një herë dhe lëshojeni.
Fikja
Kur televizori është i ndezur,
vendoseni gishtin mbi butonin e
levës, shtypeni një herë për pak
sekonda dhe lëshojeni. (Megjithatë,
nëse butoni Menu është në ekran,
shtypja dhe mbajtja e butonit të
levës do t’ju lejojë të dilni nga
menyja.)
Kontrolli i
volumit
Nëse e vendosni gishtin mbi butonin
e levës dhe e shtyni majtas ose
djathtas, mund ta rregulloni nivelin e
volumit sipas dëshirës.
Kontrolli i
programeve
Nëse e vendosni gishtin mbi butonin
e levës dhe e shtypni për lart ose
poshtë, mund të lëvizni midis
programeve të ruajtura që dëshironi.
Sistemimi i menysë
Kur televizori është i ndezur, shtypni një herë butonin e levës.
Zërat e menysë mund t’i rregulloni duke e lëvizur butonin e levës lart,
poshtë, majtas ose djathtas.
Fikni televizorin.
Spastron dritaret nga ekrani dhe kthehet në shikimin e
televizorit.
Ndryshon burimin e hyrjes.
Hyn te menyja kryesore.
SHËNIM
•  Kur e keni gishtin mbi butonin e levës dhe e shtypni për lart,
poshtë, majtas ose djathtas, bëni kujdes që të mos shtypni butonin
e levës. Nëse shtypni në llim butonin e levës, nuk mund ta
rregulloni nivelin e volumit dhe programet e ruajtura.
Montimi mbi tavolinë
(Në varësi të modelit)
1 Ngrijeni dhe anojeni TV-në mbi tavolinë në pozicionin drejt.
•  Lini një hapësirë 10 cm (minimumi) nga muri për ajrosje të
përshtatshme.
10 cm
10 cm
10 cm
10 cm
10 cm
2 Lidheni kordonin elektrik me një prizë në mur.
KUJDES
•  Mos e vendosni TV-në pranë burimeve të nxehtësisë, sepse kjo
mund të shkaktojë zjarr ose dëmtime të tjera.
Përdorimi i sistemit të sigurisë
kensington
(Kjo veçori nuk disponohet në të gjitha modelet.)
•  Imazhi i shfaqur mund të ndryshojë nga televizori juaj.
Lidhësi i sistemit të sigurisë Kensington ndodhet në pjesën e pasme
TV-së. Për më shumë informacione rreth instalimit dhe përdorimit
referojuni manualit të dhënë me sistemin e sigurisë Kensington ose
vizitoni http://www.kensington.com. Lidhni kabllon e sistemit të
sigurisë Kensington midis TV-së dhe një tavoline.

Table of Contents

Related product manuals