9
Lidhjet (njoftime)
Lidhni disa pajisje të jashtme në TV dhe vendosni regjimet e hyrjes
për të zgjedhur një pajisje të jashtme. Për më shumë informacione
për lidhjen e pajisjes së jashtme, referojuni manualit të ofruar për çdo
pajisje.
Pajisjet e jashtme të mundshme janë: Marrësit HD, lexuesit DVD, VCR-të,
sistemet audio, pajisjet e ruajtjes USB, PC, pajisjet e lojërave dhe pajisje
të tjera të jashtme.
• Lidhja e pajisjes së jashtme mund të ndryshojë sipas modelit.
• Lidhini pajisjet e jashtme me TV-në, pavarësisht renditjes së portës
së TV-së.
• Nëse regjistroni një program televiziv në një regjistrues DVD
ose VCR, sigurohuni të lidhni kabllon e hyrjes së sinjalit të TV-së
në TV nëpërmjet një regjistruesi DVD ose VCR. Për më shumë
informacione për regjistrimin, referojuni manualit të ofruar me
pajisjen e lidhur.
• Referojuni manualit të pajisjes së jashtme për udhëzimet e
përdorimit.
• Nëse lidhni një pajisje lojërash në TV, përdorni kabllon që ofrohet
me pajisjen e lojërave.
• Në regjimin PC, mund të ketë zhurmë që lidhet me rezolucionin,
modelin vertikal, kontrastin dhe shkëlqimin. Nëse vihet re zhurmë,
ndryshojeni daljen e PC-së në një rezolucion tjetër, ndryshoni
shpejtësinë e rifreskimit në një shpejtësi tjetër ose rregulloni
shkëlqimin dhe kontrastin në menynë FIGURA derisa të qartësohet
gura.
• Në regjimin PC, disa cilësime të rezolucionit mund të mos
funksionojnë siç duhet, në varësi të kartë grake.
• Nëse në kompjuter luhet material ULTRA HD, video ose audio
mund të ndërpritet herë pas here, në varësi të performancës së
kompjuterit. (Në varësi të modelit)
• Kur lidhesh me rrjet LAN me kabllo, rekomandohet të përdorësh
kabllo CAT 7.
Lidhja e antenës
Lidheni TV-në me një prizë të antenës në mur me një kabllo RF (75 Ω).
• Përdorni ndarës sinjali për të lidhur më shumë se 2 televizorë.
• Nëse cilësia e gurës është e dobët, instaloni përforcues sinjali për
ta përmirësuar.
• Nëse cilësia e gurës është e dobët me një antenë të lidhur,
mundohuni ta vendosni antenën në drejtimin e duhur.
• Kablloja e antenës dhe konvertuesi nuk jepen me televizorin.
• Audioja e mbështetur DTV: MPEG, Dolby Digital, Dolby Digital Plus,
HE-AAC
• Për vendet që nuk mbështeten për transmetim ULTRA HD,
televizori nuk mund të marrë drejtpërdrejt transmetime ULTRA HD.
(Në varësi të modelit)
Lidhja e antenës satelitore
(Vetëm modelet satelitore)
Lidheni TV-në me një antenë satelitore, me një prizë satelitore
nëpërmjet një kablloje RF (75 Ω).
Lidhja e modulit CI
(Në varësi të modelit)
Shikoni shërbimet e shifruara (me pagesë) në regjimin TV dixhital.
• Kontrolloni nëse moduli CI është futur në folenë e kartës PCMCIA
në drejtimin e duhur. Nëse moduli nuk është futur si duhet, kjo
mund t’i shkaktojë dëm TV-së dhe folesë së kartës PCMCIA.
• Nëse televizori nuk jep video dhe audio kur lidhet CI+ CAM,
kontaktoni me operatorin e shërbimit tokësor/kabllor/satelitor.
Lidhja USB
Disa nyje USB mund të mos funksionojnë. Nëse nuk diktohet pajisja
USB e lidhur me anë të nyjës USB, lidheni drejtpërdrejt me portën USB
të televizorit.
Lidhje të tjera
Lidhni televizorin me pajisjet e jashtme. Për cilësinë më të mirë të
gurës dhe të zërit, lidhe pajisjen e jashtme dhe televizorin me kabllon
HDMI. Nuk ofrohen kabllo veçmas.
• Të përgjithshme HDMI ULTRA HD
Deep Colour
- Aktiv : Mbështet 4K në 50/60 Hz (4:4:4, 4:2:2, 4:2:0)
- Joaktiv : Mbështet 4K në 50/60 Hz 8 bit (4:2:0)
Nëse pajisja e lidhur me Hyrja mbështet dhe ULTRA HD Deep Colour,
gura e përftuar mund të jetë më e qartë. Por, nëse pajisja nuk e
mbështet, mund të mos funksionojë siç duhet. Në rast të tillë, lidhe
pajisjen me fole tjetër HDMI ose ndrysho cilësimin HDMI ULTRA HD
Deep Colour të televizorit në Joaktiv.
• Formati audio HDMI i mbështetur :
Dolby Digital / Dolby Digital Plus (32 kHz, 44,1 kHz, 48 kHz),
DTS (44,1 kHz, 48 kHz),
PCM (32 kHz, 44,1 kHz, 48 kHz, 96 kHz, 192 kHz)
(Në varësi të modelit)