EasyManua.ls Logo

LG SP11RA - Page 24

LG SP11RA
48 pages
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
SHQIP
Instalimi dhe përdorimi i produktit
Ju lutem, lexojeni me kujdes këtë manual para se të përdorni pajisjen tuaj dhe mbajeni atë për referencë në të
ardhmen.
Për të lexuar udhëzimet për karakteristikat e përparuara, vizitoni faqen: http://www.lg.com ose skanoni
kodin “QR” dhe shkarkoni “Manualin e përdoruesit”. Një pjesë e përmbajtjes së këtij udhëzuesi mund të jetë e
ndryshme për produktin tuaj.
A Boksi horizontal
B Telekomanda e marrësit/ekrani i statusit
C Altoparlantë të pasmë pa tela
D Nën-altoparlant pa tel - Instalojeni pranë boksit horizontal.
E Pajisje të jashtme - (lexues “Blu-ray”, konsol lojërash, etj.)
a Lidheni boksin horizontal me televizorin tuaj nëpërmjet një kablloje optike ose kabllos HDMI.
b Nëse jeni duke përdorur ndonjë pajisje të jashtme (p.sh. lexues “Blu-ray”, konsol lojërash, etj.), lidheni atë me boksin horizontal me
anë të kabllos HDMI.
c Lidheni pajisjen me burimin e energjisë duke ndjekur këtë renditje hapash: nën-altoparlanti pa tela [ altoparlantët e pasmë pa
tela [ boksi horizontal. Më pas, ndizni boksin horizontal. Kur të vendoset automatikisht lidhja me boksin horizontal, llambat LED
në nën-altoparlantin pa tela dhe në altoparlantët e pasmë pa tela do të ndizen në ngjyrë të gjelbër.
d Përdorimi i produktit me televizorin tuaj
A Shtypni butonin Funksioni
disa herë derisa të shfaqet opsioni “OPT/HDMI ARC” në ekranin e statusit.
B Në cilësimet e televizorit tuaj, caktoni modalitetin e altoparlantit dalës në “[HDMI ARC]”, “[Optik]”, ose “[Altoparlant i jashtëm]”.
C Kur televizori të jetë lidhur në mënyrën e duhur me produktin, opsionet “OPT”, ARC, ose “E-ARC” do të shfaqen në ekranin e
statusit, të shoqëruara nga një tingull.
e Lidhja e produktit me smartfonin tuaj përmes rrjetit me valë (Wi-Fi)
A Lidheni smartfonin me rrjetin me valë.
B Instaloni aplikacionin “LG Sound Bar”, të cilin mund ta shkarkoni nga platforma “Google Play” ose “App Store.
C Hapni aplikacionin “LG Sound Bar” dhe ndiqni udhëzimet.
D Produkti do të lidhet me smartfonin tuaj. Ju do të mund ta kontrolloni produktin nga aplikacioni “LG Sound Bar”.
f Lidhja e njësisë me smartfonin përmes blututhit
A Prekni butonin Cilësimet
në smartfonin tuaj dhe përzgjidhni opsionin Bluetooth. Aktivizoni opsionin Bluetooth.
( Çaktivizuar > Aktivizuar)
B Shtypni butonin e lidhjes me Bluetooth-in Bluetooth pair
. Pas një çasti, do të shihni mesazhin “BT READY” në ekranin e
statusit.
C Gjeni dhe prekni opsionin “LG_Speaker_SP11RA_XXXX” ose emrin që regjistruat në aplikacionin “Google Home”.
D Kur produkti të lidhet me smartfonin tuaj nëpërmjet opsionit Bluetooth, ju do të shihni që ekrani i statusit do të ndryshojë nga
PAIRED[Emri i pajisjes së lidhur me blututh[BT”.
Nëse shihni një llambë të kuqe LED të ndizet prapa nën-altoparlantit pa tela ose tek altoparlantët e pasmë pa tela, kjo nënkupton se boksi
horizontal nuk është i lidhur me altoparlantët. Nëse është kështu, lidhini pajisjet sipas kësaj radhe.
A Shtypni butonin e ndezjes/kjes Power
në boksin horizontal për ta kur boksin horizontal.
B Shtypni butonin “PAIRING (Pairing)” prapa nën-altoparlantit të shkëputur pa tela ose në altoparlantët e pasmë pa tela. Kontrolloni nëse
secila llambë LED pulson dritë jeshile.
- Nëse vazhdoni të shihni llambën e kuqe LED të ndizet prapa nën-altoparlantit pa tela ose tek altoparlantët e pasmë pa tela, shtypni dhe
mbani shtypur përsëri butonin prapa nën-altoparlantit ose altoparlantëve të pasmë pa tela .
C Shtypni butonin e ndezjes/kjes Power
të boksit horizontal për ta ndezur këtë.
D Kur të vendoset lidhja, do të shihni një llambë jeshile LED të ndizet prapa nën-altoparlantit pa tela ose tek altoparlantët e pasmë pa tela.
Mbajeni boksin horizontal, nën-altoparlantin dhe altoparlantët e pasmë pa tela mbi 1 metër larg pajisjeve të tjera (p.sh. ruterit pa tel, furrës me
mikrovalë, etj.), për të penguar interferencën në rrjetin pa tel.
y Në varësi të burimit të sinjalit hyrës, disa altoparlantë mund të mos lëshojnë sinjal. Përzgjidhni modalitetin “CINEMA” (kinema) të zërit për t’i
dëgjuar tingujt nga të gjithë altoparlantët.
y Dizajni dhe specikimet pësojnë ndryshime pa njoftim paraprak.
y “Google Play” është markë tregtare e kompanisë “Google LLC”.
SP11RA.DEUSLLK_SIMPLE_MFL71785878.indd 24 2021-08-06   10:28:15

Other manuals for LG SP11RA

Related product manuals