EasyManua.ls Logo

Midea MDRS723MYF28 - Pjesët Kryesore; Struktura Dhe Funksionet

Midea MDRS723MYF28
344 pages
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
3 Struktura dhe funksionet
3.1
Pjesët kryesore
(Figura e mësipërme është vetëm për referen
cë. Konfigurimi aktual do të varet nga produkti fizik ose
deklarata e distributorit)
Hapësira e ftohjes
Hapësira e ftohjes është e përshtatshme për ruajtjen e frutave, perimeve, pijeve dhe ushqimeve të tjera
që konsumohen brenda një afati të shkurtër, koha e sugjeruar e ruajtjes është nga 3 ditë në 5 ditë.
Ushqimet e gatuara nuk duhet të vendosen në hapësirën e ftohjes derisa të jenë ftohur në temperaturë
ambienti.
Përpara vendosjes në frigorifer, rekomandohet që ushqimet të izolohen.
Raftet prej xhami mund të ngrihen lart ose poshtë për të rregulluar hapësirën e ruajtjes dhe për lehtësi
përdorimi.
Dhoma e ngrirjes
Hapësira e ngrirjes me temperaturë të ulët mund ta mbajë ushqimin të freskët për një kohë të gjatë dhe
përdoret kryesisht për të ruajtur ushqime të ngrira dhe për të prodhuar akull.
Hapësira e ngrirjes është e përshtatshme për ruajtjen e mishit, peshkut, orizit dhe ushqimeve të tjera që
nuk do të konsumohen brenda një periudhe të shkurtër.
Thelat e mishit preferohet që të ndahen në copa të vogla, që të ngrijnë shpejt dhe të merren lehtësisht.
Mbani parasysh që ushqimi duhet të konsumohet brenda periudhës së ruajtjes.
Shënim: Ruajtja e një sasie shumë të madhe ushqimi gjatë përdorimit të parë, mund të ndikojë
negativisht në funksionin e ngrirjes te pajisja. Ushqimet që ruhen nuk duhet të bllokojnë daljen e ajrit;
përndryshe funksioni i ngrirjes do të ndikohet sërish negativisht.
Sirtarët, kutitë e ushqimeve, raftet etj. që janë vendosur sipas pozicionit në figurën e mësipërme
kursejnë më shumë energji.
Dhoma e ngrirjes Hapësira e ftohjes
Tabakaja e derës
Njomësi i ajrit
Rafti prej xhami
Kutia e frutave dhe
perimeve
Sirtari
Rafti prej xhami
Tabakaja e derës
AL-10

Table of Contents

Related product manuals