Vështrim
Ju falenderojmë që keni blerë tastierën Mini Multifunksionale! Mini QWERTZ wireless, kombinim tastiere ,
mouse, IR pult komandimi me ndërfaqe USB është e ndërtuar me bateri litiumi me eficencë energjie.
Mund ta përdorni për të dërguar mesazh e-maili ose për tu argëtuar në lojërat tuaja të preferuara. Ajo është
e përshtatshme me sistemet Android HTPC, TV BOX . Gjithashtu suporton Sony Playstation 3. Përdoreni atë
duke e kombinuar me pajisjen tuaj HTPC nga kolltuku juaj ose kërkoni në Internet në mënyrë sa më të
rehatshme.
Kjo është edhe pult komandimi universal me rreze infra të kuqe me mundësi memorizimi. Pulti i komandimit
ka një aftësi të fuqishme për të identifikuar formatet e panjohura me spektër të gjerë dhe të besueshëm të
formateve për memorie, që do të thotë që ka mundësi të memorizojë deri në 99.9% të kontrollit infra të kuq
të televizorëve në treg.Pasi memorizohen sinjalet mund të transmetohen me preçizion të lartë, spektër të
gjerë memorizimi (20kHz~60kHz) dhe gabime të vogla frekuence (±1kHz).
Përmbajtja e pakos
· Tastiera multifunksionale
· USB marrës wireless
· Manual përdorimi
· USB kabëll për karikim
Kërkesat e sistemit
· HID pajisje kompatibile
· Portë USB
· Windows 2000
· Windows XP
· Windows Vista, Windows CE, Windows 7, Windows 8
· Linux (Debian-3.1, Redhat-9.0 Ubuntu-8.10 Fedora-7.0 testirano)
· Android OS (me ndërfaqe standarte USB )
Specifikimet
· Marrës: Nano
· Lidhja: USB2.0 ose më lart
· RF modul: 2.4Ghz GFSK
· Distanca e transmetimit: Deri 10 metra
· Fuqia e transmetimit: Më pak se +4db
· Ushqimi: E karikueshme 350mAh bateri litiumi
· Tensioni i karikimit: 4.4V ~ 5.25V
· Karikimi aktual: 300mA
· Energjia elektrike në gjendje qetësie: 86uA
· Tensioni: 3.7V
· Energjia e tanishme e punës: 22mA
· Pesha: 100g
· Përmasat: 170mm*49mm*16mm
Instalimi
Hapni kutinë dhe merrni USB marrësin.
Vendoseni marrësin USB në hyrjen e lirë të USB. Ndizni tastierën.
Tastiera do të gjehet automatikisht. Veprime të mëtejshme nuk janë të nevojshme – ju jeni gati të përdorni
tastierën tuaj!
SHENIM:Kabëlli i USB kabel mund të përdoret dhe për karikimin e baterisë.
Përdorimi i mouse-it
Funksioni i mouse-it të ajrit aktivizohet me butona specifikë. Gjatë punës, miu do të ndjekë lëvizjet tuaja në
cilindo drejtim dhe do tju mundësojë të lëvizni, shtyni, tërhiqni, etj. Mund të përdorni“Lock” që të kyçni dhe
zhbllokoni funksionin e mouse-it.
Mouse i ajrit lehëson pëdorimin e menusë së ekranit.
Korrigjimi i lëvizjes së mouse-it
Kur zbuloni që mouse nuk ndjek lëvizjet është e nevojshme që të kryeni korrigjimin e lëvizjes së mouse-it.
Kjo kryhet sipas mënyrës së mëposhtme: