(1) tastiera është e ndezur dhe e vendosur në tavolinë.
(2) Shtypni FN dhe më pas lëshoni butonin e majtë të mouse-it, prisni 3 sekonda derisa të mbarojë kalibrimi.
Funksioni i gjendjes automatike të qetësisë dhe zgjimi
Tastiera gjithashtu zotëron dhe funksionin e kalimit automatik në gjendjen e qetësisë dhe zgjimin automatik.
Nëse nuk shtypni asnjë buton brenda 3 minutave, tastiera automatikisht kalon në gjendjen e qetësisë. Në
gjendjen e qetësisë të gjitha dritat fiken. Përdoruesi duke shtypur cilindo buton e zgjon pajisjen nga gjendja
e qetësisë.
Fikja e tastierës pas përdorimit
Pas përdorimit të tastierës vendoseni switch në pozicionin OFF. Në këtë mënyrë tastiera fiket. Marrësi i USB
nuk duhe të fiket nga kompjuteri. Mund ta përdorni direkt heren tjetër.
Si të përdorni (IR pult komandimi)
(1) Shtypni SET (IR pult komandimi) për më shumë se 4 sekonda, drita e pultit të komandimit do të pulsojë
njëherë dhe do të qëndrojë e ndezur;
(2 Drejtoheni LED llampën infra të kuqe me drejtim nga LED llampa e pultit të komandimit në pozicion paralel
(në largësi jo më shumë se 7 cm), dhe më pas
(3) shtypni cilindo buton në putlin e komandimit, drita në pultin e komandimit do të pulsojë dy herë dhe do të
qëndrojë e ndezur, gjë që tregon që pulti është në gjendjen e memories.
(4) Shtypni cilindo buton në pultin e komandimit origjinal, drita do të pulsojë 3 herë në pult dhe do të
vazhdojë të qëndrojë e ndezur, kjo nënkupton memorizim të suksesshëm.
(5)Përsëritini hapat 2-4 derisa pulti i komandimit të memorizojë të gjitha hapat.
(6) Shtypni butonin SET ose mos e përdorni pultin 10 sekonda, pas kësaj pajisja automatikisht do të kalojë në
gjendjen e memorizimit.
Karikimi i baterisë
Pajisja përdor bateri litiumi. Lutemi të përdorni vetëm kabëlla dhe karikues të autorizuar.
SHENIM: Karikoni plotësisht pajisjen përpara përdorimit të parë. Pajisja mund të përdoret edhe gjatë
karikimit vetëm se koha e karikimit do të zgjatet.
Kur fuqia e baterisë është e ulët drita pulson për të lajmëruar përdoruesin. Pajisja do të fiket automatikisht
nëse bateria shkarkohet.
Paralajmërim
· Pas përfundimit të karikimit hiqeni kabëllin e karikimit nga pajisja.
· Kurrë mos u përpiqni ta hapni vetë ose rregulloni pajisjen.
· Mbajeni pajisjen larg nga lëngjet si uji.
Mirëmbajtja
· Mos u përpiqni të çmontoni njësinë ose të ndërroni baterinë e karikueshme. Duke bërë këtë humbisni të
drejtën e garancisë.
· Bateria do të zbrazet nëse nuk përdoret për një kohë të gjatë.
· Përdorni karikues specifik. Shkëputeni pajisjen kur bateria karikohet plotësisht.
Karikimi i tempruar i baterisë zvogëlon jetëgjatësinë e saj.
· Mos e ekspozoni pajisjen në kushte eksteme meterologjike, kjo zvogëlon jetëgjatësinë e baterisë.
Shkatërrimi
Pajisjen e përdorur gjithmonë hidheni në qendrën e riciklimit. Mos e hidhni pajisjen bashkë me
mbeturinat e shtëpisë.
Shënim:
Duke qenë se pajisja përdor teknologjinë 2.4G të valëve të radios për komunikim , lidhja mund të ketë
pengesa si mure, metale ose pajisje të tjera elektronike gjatë punës . Nëse është e mundur tastierën dhe
marrësin mbajini në vijën e duhur.
Në pëputhje me rregullat për zhvillim të vazhdueshëm, prodhuesi rezervon të drejtat t€ ndrzshojë
specifikimet e pajisjes pa lajmërim të mëparshëm. Ilustrimet në manualin e përdorimit kanë qëllim referimi.
Përdoreni pajisjen duke ju referuar dizajnit të vërtetë të produktit.