EasyManua.ls Logo

Philips BG2024 - Page 106

Philips BG2024
204 pages
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
-
Mos përdorni asnjëherë ajër të ngjeshur,
sfungjerë pastrimi, agjentë pastrimi gërryes ose
lëngje agresive si p.sh. benzinë ose aceton për të
pastruar pajisjen.
-
Mos e përdorni ushqyesin brenda ose pranë
prizave që kanë aktualisht apo kanë pasur
aromatizues elektrikë për të parandaluar dëmet
e pariparueshme ndaj ushqyesit.
Fushat elektromagnetike (EMF)
-
Pajisja Philips është në përputhje me të gjitha standardet dhe rregulloret
në fuqi për ekspozimin ndaj fushave elektromagnetike.
Të përgjithshme
-
Pajisja është rezistente ndaj ujit. Është e përshtatshme për përdorim në
banjë ose dush dhe për t'u pastruar në ujin e rubinetit. Për arsye sigurie,
pajisja mund të përdoret vetëm pa kordon.
-
Pajisja është e përshtatshme për tensione rrjeti që variojnë nga 100 në
240 volt.
-
Ushqyesi shndërron 100-240 volt në tension të ulët dhe të sigurt, nën 24
volt.
-
Niveli maksimal i zhurmës: Lc = 75 dB(A).
Ngarkimi
Ngarkimi zgjat 1 orë (BG2038/BG2036) ose 8 orë
(BG2028/BG2026/BG2025/BG2024) në varësi të modelit. Kur pajisja
ngarkohet tërësisht, koha e saj e përdorimit është deri në 50 minuta. Kur
treguesi i baterisë pulson në të kuqe, bateria po shkarkohet (rreth 10 minuta
të mbetura nga koha e përdorimit) dhe ju duhet të ringarkoni pajisjen.
1 Vendosni fishën e vogël në bazën e karikimit.
Shqip

Other manuals for Philips BG2024

Related product manuals