EasyManua.ls Logo

Philips BG2024 - Page 107

Philips BG2024
204 pages
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
2 Vendoseni pajisjen në bazën e ngarkimit.
Drita treguese e gjendjes së baterisë pulson në të gjelbër për të treguar
që pajisja po ngarkohet.
Shënim: Treguesi i gjendjes së baterisë për modelet BG2028, BG2026,
BG2025 dhe BG2024 duket ndryshe, por funksionon në të njëjtën
mënyrë.
Kur pajisja ngarkohet plotësisht, treguesi i gjendjes së baterisë ndizet
vazhdueshëm në të gjelbër.
Shënim: Nëse pajisja e ngarkuar plotësisht është ende në bazën e
ngarkimit të vendosur në prizë pas 30 minutash, treguesi i gjendjes së
baterisë fiket për të kursyer energji.
Përdorimi i pajisjes
Mund ta përdorni pajisjen të lagur ose të thatë, për të rruar ose shkurtuar
qime në të gjitha pjesët e trupit poshtë qafës.
Shënim: Mos e përdorni pajisjen për të rruar ose shkurtuar qimet e fytyrës
apo flokët.
Këshilla për shkurtimin dhe rrojën
-
Merreni shtruar kur të nisni për herë të parë rrojën e zonave delikate.
Duhet të fitoni një farë përvoje me pajisjen. Gjithashtu, lëkurës tuaj i
duhet pak kohë për t'u përshtatur me procedurën.
-
Nëse qimet janë më të gjata se 10 mm, fillimisht mund t'i shkurtoni me
krehrin e shkurtimit 1 në një gjatësi prej 3 mm, për një rruajtje më të lehtë.
-
Mund të merrni rezultate më të mira shkurtimi kur lëkura dhe flokët janë
të thatë.
-
Pajisjen mund ta përdorni për rrojë në dush ose në vaskë. Për një
rrëshqitje më të mirë, vendosni pak shkumë rroje ose xhel dushi mbi
lëkurë.
107
Shqip

Other manuals for Philips BG2024

Related product manuals