EasyManua.ls Logo

Philips HD7767/00 - Page 71

Philips HD7767/00
128 pages
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
71
Shqip
Shënim: Pajisja ruan gjithmonë cilësimin e fundit.
Shpëlarja e pajisjes
Shpëlajeni gjithmonë makinën e kafesë përpara përdorimit të parë duke ndjekur hapat e mëposhtme.
Paralajmërim: Mos hidhni asnjëherë ujë në enën e kokrrave të kafesë, pasi kjo e dëmton
makinën e kafesë.
1 Hapni kapakun e depozitës së ujit. Mbushni depozitën e ujit me ujë të pastër të ftohtë deri te treguesi 8
filxhanë (Fig. 2).
Kujdes: Mos vendosni kokrra kafeje ose kafe të bluar paraprakisht në depozitën e ujit.
2 Mbyllni kapakun e depozitës së ujit.
3 Vendoseni kanën e qelqit në pajisje (Fig. 3).
4 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes (Fig. 4). Ekrani ndizet dhe pajisja lëshon një sinjal zanor.
5 Shtypni butonin e zgjedhjes së fortësisë (Fig. 5).
6 Rrotulloni çelësin e kontrollit për të zgjedhur cilësimin e kafesë së bluar paraprakisht (Fig. 6). Ikona e
kafesë së bluar paraprakisht nis të pulsojë.
7 Shtypni dy herë qendrën e çelësit të kontrollit për të konfirmuar (Fig. 7). Pajisja nis procesin e shpëlarjes.
8 Lëreni pajisjen në punë deri në fund të procesit të shpëlarjes. Procesi përfundon kur pajisja nuk lëshon
më sinjal zanor.
9 Boshatisni kanën e qelqit.
10 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të fikur pajisjen.
Përdorimi i pajisjes
Mbushja e depozitës së ujit
Treguesi i nivelit të ujit është i ndarë në shkallëzime që përkojnë me 2 deri në 10 filxhanë (275ml deri në
1375ml). Mund t'i përdorni këto shkallëzime për të përcaktuar sasinë e ujit që duhet të hidhni në depozitën
e ujit. Reflektimi ndryshon nga i çelët në të errët për çdo filxhan uji të shtuar.
1 Hapni kapakun e depozitës së ujit dhe mbusheni atë me ujë të pastër dhe të ftohtë deri në masën e
nevojshme (Fig. 2).
Shënim: Mos e tejkaloni shkallëzimin e 10 filxhanëve kur mbushni depozitën e ujit.
Shënim: Sigurohuni që sasia e ujit që hidhni në depozitën e ujit të përkojë me numrin e filxhanëve që
dëshironi të përgatisni. Makina e kafesë përdor të gjithë ujin në depozitën e ujit.
Përdorimi i kokrrave të kafesë
Paralajmërim: Mbajeni gjithmonë të mbyllur kapakun e depozitës së ujit kur mbushni
enën e kokrrave të kafesë. Në të kundërt, kokrrat e kafesë mund të bien brenda depozitës
së ujit dhe të bllokojnë hyrjen e ujit.
1 Hapni kapakun e enës së kokrrave të kafesë (Fig. 8).
2 Mbusheni enën me kokrra kafeje. Sigurohuni që në enë të ketë mjaftueshëm kokrra kafeje për sasinë që
dëshironi të përgatisni (Fig. 9).
Shënim: Sigurohuni gjithmonë që ena e kokrrave të kafesë të jetë të paktën gjysmë plot.

Related product manuals