EasyManua.ls Logo

Philips HD7767/00 - Page 76

Philips HD7767/00
128 pages
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
76
Shqip
Nëse pikimi nuk ndalon, mekanizmi i ndalimit të pikimit mund të jetë
bllokuar. Për të pastruar mekanizmin e ndalimit të pikimit, hapni mbajtësen
e koshit të filtrit dhe nxirrni koshin e filtrit. Shpëlani koshin e filtrit dhe
mekanizmin e ndalimit të pikimit me ujë rubineti.
Kafeja nuk është
mjaftueshëm e nxehtë.
Kafeja në kanë ftohet më shpejtë nëse përgatisni një numër të vogël
filxhanësh. Kafeja qëndron e ngrohtë për më gjatë nëse përgatisni 10
filxhanë - sasi e barabartë me një kanë të plotë.
Pastroni çmërsin nga pajisja (shih 'Pastrimi i çmërsit të makinës së kafesë').
Pajisja nuk e nis pastrimin e
hinkës së bluesit.
Sigurohuni që pajisja të jetë vendosur në prizë.
Hapni kapakun e hinkës së bluesit përpara se të shtypni dhe mbani butonin e
fortësisë së kafesë.
Shtypni dhe mbani për 4 sekonda butonin e fortësisë së kafesë, derisa bluesi
të nisë procesin e pastrimit automatik.
Pajisja funksionon, por
lëshon një sinjal zanor.
Kontrolloni që kapaku i hinkës së bluesit të jetë mbyllur siç duhet.
Kokrrat e kafesë duket se
konsumohen shumë shpejt.
Në mënyrë që kafeja e përgatitur të jetë e përkryer, pajisja duhet të ketë një
sasi të mjaftueshme kafeje të bluar. Sasia e kokrrave të kafesë që pajisja
përdor për të përftuar sasinë optimale të kafesë së bluar për filxhan është
normale.

Related product manuals