4 Butoni i ndezjes/fikjes
5 Treguesi i nivelit të baterisë
6 Ngarkuesi
Shënim: Përmbajtja e kutisë mund të ndryshojë në varësi të modelit
të blerë.
Përgatitja për përdorim
Vendosja e kokës së furçës
1 Drejtvijoni kokën e furçës që fijet e furçës të jenë në një drejtim me
pjesën e përparme të dorezës (Fig. 2).
2 Shtyjeni kokën e furçës fort mbi boshtin metalik derisa të ndalojë.
Shënim: Kokat e furçës "Philips Sonicare" kanë të stampuar ikona për
të identifikuar lehtësisht kokën e furçës (Fig. 3).
Ngarkimi i "Philips Sonicare"
1 Vendoseni ngarkuesin në një prizë elektrike.
2 Vendosni dorezën në ngarkues (Fig. 4).
- Treguesi i nivelit të baterisë pulson për të treguar që furça e
dhëmbëve po ngarkohet. Kur drita ndalon së pulsuari dhe bëhet
jeshile e fortë, furça e dhëmbëve është ngarkuar plotësisht. (Fig. 5)
Shënim: Ngarkimi i plotë i baterisë mund të zgjasë deri në 48 orë, por
"Philips Sonicare" mund të përdoret përpara se të jetë ngarkuar
plotësisht.
Përdorimi i pajisjes
Udhëzime për larjen e dhëmbëve
1 Njomni fijet e furçës dhe vendosni një sasi të vogël paste
dhëmbësh.
2 Prekni dhëmbët me fijet e furçës në një kënd të vogël (45 gradë),
duke i shtyrë në mënyrë që fijet e furçës të arrijnë vijën e mishrave
të dhëmbëve ose pak nën vijën e mishrave të dhëmbëve. (Fig. 6)
3 Për të ndezur "Philips Sonicare", shtypni butonin e ndezjes/fikjes.
104
Shqip