EasyManua.ls Logo

Philips Sonicare For Kids Design a Pet Edition - Page 332

Philips Sonicare For Kids Design a Pet Edition
624 pages
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
332
Shqip
Shënim: Mund t'ju duhet të godisni disa herë në skajin
fundor për të thyer bashkueset e brendshme.
4
Hiqni kapakun fundor nga doreza e furçës së
dhëmbëve. Nëse kapaku fundor nuk shkëputet
lehtësisht nga foleja, përsëriteni hapin 3 derisa ai të
shkëputet.
5
Shtyni boshtin për poshtë mbi një sipërfaqe të fortë
duke e mbajtur dorezën përmbys. Nëse pjesët e
brendshme nuk hiqen lehtësisht nga foleja,
përsëriteni hapin 3 derisa këto pjesë të shkëputen.
6
Futni kaçavidën midis baterisë dhe skeletit në pjesën e
poshtme të komponentëve të brendshëm. Më pas,
shkëputni kaçavidën nga bateria për të thyer pjesën e
poshtme të skeletit.
7
Futni kaçavidën midis pjesës së poshtme të baterisë
dhe skeletit për të thyer gjuhëzën metalike që lidh
baterinë me qarkun elektronik. Kjo do të shkëpusë
pjesën e fundore të baterisë nga skeleti.
8
Kapni baterinë dhe hiqeni nga pjesët e brendshme
për të thyer gjuhëzën e dytë metalike të baterisë.
Kujdes: Ruhuni nga skajet e mprehta të gjuhëzave
të baterisë për të mos lënduar gishtat.
9
Mbuloni me shirit ngjitës kontaktet e baterisë për të
shmangur qarqet e shkurtra elektrike nga ngarkesa e
mbetur e baterisë.

Table of Contents

Related product manuals