EasyManua.ls Logo

Philips XC2011/01 - Page 72

Philips XC2011/01
114 pages
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
72
- Nëse produkti mbinxehet ose lëshon erë, ndryshon ngjyrë apo nëse karikimi zgjat më shumë se zakonisht, ndërpriteni përdorimin dhe karikimin
e produktit dhe kontaktoni me "Philips".
- Mos i vendosni produktet dhe bateritë e tyre në furra me mikrovalë apo në tenxhere induksioni.
- Kur administroni bateritë sigurohuni që duart tuaja, produkti dhe bateritë të jenë të thata.
- Për të shmangur nxehjen e baterive ose çlirimin e substancave toksike apo të rrezikshme, mos modifikoni, shponi apo dëmtoni produktet dhe
bateritë dhe mos i shtypni, mos u shkaktoni qark të shkurtër, mos i mbingarkoni dhe mos i ngarkoni bateritë duke ua lidhur kontaktet mbrapsht.
- Për të shmangur ndonjë qark të shkurtër të baterive pas heqjes, mos i lini kontaktet e baterive të takojnë me sende metalike (p.sh. monedha,
karfica, unaza). Mos i mbështillni bateritë me fletë alumini. Mbrojuani kontaktet me ngjitëse ose vendosini bateritë në një qese plastike përpara
se t'i hidhni.
- Nëse bateritë janë dëmtuar apo pikojnë, shmangni kontaktin me lëkurën ose sytë. Nëse ju ndodh diçka e tillë, shpëlahuni menjëherë me ujë dhe
kërkoni ndihmën mjekësore.
Fushat elektromagnetike (EMF)
Kjo pajisje është në përputhje me të gjitha standardet dhe rregulloret në fuqi për ekspozimin ndaj fushave elektromagnetike.
Porositja e aksesorëve
Për të blerë aksesorë ose pjesë këmbimi, vizitoni www.philips.com/parts-and-accessories ose drejtojuni shitësit tuaj të "Philips". Mund edhe të
kontaktoni qendrën e kujdesit ndaj klientit të Philips në shtetin tuaj.
Ndërrimi
Për të blerë aksesorë ose pjesë këmbimi, vizitoni www.philips.com/parts-and-accessories ose drejtojuni shitësit tuaj për "Philips". Mund dhe të
kontaktoni qendrën e kujdesit për klientin të "Philips" në vendin tuaj (shikoni fletëpalosjen e garancisë ndërkombëtare për të dhënat e kontaktit).
Numrat e pjesëve dhe llojit të zëvendësimeve:
- Ndërrimi i filtrit XV1631
Për të siguruar performancë maksimale, zëvendësoni filtrin çdo 6 muaj.
Shënim: Filtrin dhe furçat e vjetra me mikrofibër mund t'i hidhni bashkë me mbeturinat normale të shtëpisë.
Garancia dhe mbështetja
"Versuni" ofron një garanci dy vjeçare pas blerjes të këtij produkti. Kjo garanci nuk është e vlefshme nëse ndodh një defekt si pasojë e përdorimit të
parregullt ose mirëmbajtjes së dobët. Garancia jonë nuk ndikon të drejtat tuaja ligjore si konsumator, sipas ligjit. Për më shumë informacion ose për
të shfaqur garancinë, vizitoni faqen e internetit www.philips.com/support.
Riciklimi
- Ky simbol do të thotë që produktet elektrike dhe bateritë nuk duhet të hidhen me mbeturinat normale të shtëpisë (Fig. 3).
- Zbatoni rregulloret e shtetit tuaj për grumbullimin e veçuar të produkteve elektrike dhe baterive.
- Ky simbol tregon se është e nevojshme të kontrolloni dispozitat për riciklimin të bashkisë tuaj lokale (Fig. 4).
- Shikoni shpjegimet e simboleve të materialit në fletëpalosjen e veçantë të mbyllur.
Heqja e baterive të rikarikueshme
Hiqni bateritë e rikarikueshme nga produkti, kur të hidhni produktin. Përpara se të hiqni baterinë, sigurohuni që pajisja të jetë hequr nga priza dhe që
bateria të jetë plotësisht e shkarkuar.
Merrni masat e nevojshme të sigurisë kur i hidhni bateritë.
Ndiqni udhëzimet e mëposhtme për të hequr baterinë e rikarikueshme.
1 Hiqeni pajisjen nga priza dhe lëreni të punojë derisa të ndalojë motori.
2 Shtypni butonin e shkyçjes dhe nxirrni baterinë nga pajisja.
Koha e përdorimit
Modaliteti Koha e përdorimit
Përdorimi i fshesës së dorës me modalitetin "Turbo" Deri në 10 minuta
Përdorimi i fshesës së dorës me modalitetin "Eco" Deri në 40 minuta
Kodet e gabimit dhe domethënia e tyre
Sinjal LED në pajisje (ose në pakon e
baterisë)
Kuptimi i gabimit Zgjidhja e sugjeruar
Pulson dy herë në sekondë për 10 herë.
Temperatura e ambientit është shumë e lartë
ose shumë e ulët.
Zhvendoseni pajisjen në një dhomë më të
freskët ose më të ngrohtë. Përdoreni dhe
ruajeni pajisjen në temperaturë nga 0°C deri në
35°C. Karikojeni, përdoreni dhe ruajeni pajisjen
ose baterinë; në temperaturë nga 10°C deri në
35°C.
Pulson tri herë në sekondë për 15 herë.
Motori është bllokuar ose dëmtuar. Hiqni baterinë (Fig. ), prisni 10 sekonda, dhe
më pas vendosni baterinë përsëri. Nëse kjo nuk
funksionon, ju lutemi çojeni pajisjen në një
qendër shërbimi "Philips" ose kontaktoni
qendrën e kujdesit ndaj klientit.
Pulson dy herë në sekondë për 10 herë.
Në grykëz ka ngecur një objekt i huaj. Sigurohuni që pajisja të jetë fikur. Pastroni
grykëzën sipas manualit të përdorimit duke
hequr tubin nga pajisja kryesore. Hiqni objektin
nga grykëza dhe rinisni pajisjen.

Related product manuals