73
Pulson tri herë në sekondë për 15 herë.
Në grykëz ka një qark të shkurtër. Hiqni grykëzën, lëreni me një anë që lagështia
që mund të ketë të thahet, dhe më pas
vendoseni përsëri grykëzën. Nëse kjo nuk
funksionon, ju lutemi çojeni pajisjen në një
qendër shërbimi "Philips" ose kontaktoni
qendrën e kujdesit ndaj klientit.
Pulson dy herë në sekondë për 10 herë.
Është përdorur një përshtatës i gabuar. Kaloni te ushqyesi i ofruar.
Pulson katër herë në sekondë për 20 herë.
Bateria nuk është karikuar. Karikoni pajisjen dhe rindizeni pajisjen. Nëse
kjo nuk funksionon, ju lutemi çojeni pajisjen në
një qendër shërbimi "Philips" ose kontaktoni
qendrën e kujdesit ndaj klientit.
Diagnostikimi
Ky kapitull përmbledh problemet më të shpeshta që mund të hasni me pajisjen. Nëse nuk keni mundësi ta zgjidhni problemin me informacionin më
poshtë, vizitoni www.philips.com/support për një listë të pyetjeve më të shpeshta ose kontaktoni qendrën e kujdesit ndaj klientit në shtetin ku
ndodheni.
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Pajisja nuk përgjigjet kur butoni i
ndezjes/fikjes është i shtypur.
Bateria është shkarkuar. Për të karikuar baterinë, lidhni pajisjen me stacionin e
karikimit ose vendosni fshesën e dorës direkt në prizën e
karikimit të përshtatësit.
Temperatura e pajisjes është tepër e lartë
ose tepër e ulët.
Sigurohuni që pajisja të përdoret në temperaturë midis 0°C
dhe 35°C.
Në pajisje ka rrymë të tepërt. Prisni 30 sekonda para se të rindizni pajisjen.
Nëse i keni kontrolluar sa më sipër dhe pajisja ende nuk
karikohet, çojeni atë te një qendër shërbimi të "Philips" ose
kontaktoni me qendrën e kujdesit ndaj klientit.
Bateria është karikuar dhe vendosur,
por pajisja nuk mund të ndizet.
Pajisja është ende e lidhur me ushqyesin. Hiqni pajisjen nga ushqyesi përpara se ta rinisni.
Nëse i keni kontrolluar sa më sipër dhe pajisja ende nuk
karikohet, çojeni atë te një qendër shërbimi të "Philips" ose
kontaktoni me qendrën e kujdesit ndaj klientit.
Pajisja po karikohet shumë ngadalë. Po përdoret një ushqyes i jashtëm ose një
ushqyes nga pajisje të tjera.
Karikoni pajisjen me ushqyesin e vënë në dispozicion.
Stacioni i karikimit nuk është i
qëndrueshëm në mur.
Vidat që mbajnë stacionin e karikimit janë
të liruara.
Shtrëngoni vidat.
Vidat nuk janë madhësia e duhur. Montoni stacionin e karikimit me vidat e vëna në
dispozicion.
Stacioni i karikimit nuk është vendosur në
një mur të qëndrueshëm.
Kontrolloni që muri ku do të montohet stacioni i karikimit
është i qëndrueshëm.
Pajisja ka fuqi thithëse më të ulët se
zakonisht.
Filtri dhe cikloni janë të papastër. Zbrazeni koshin e pluhurit. Pastrojeni filtrin dhe ciklonin
(Fig. ). Sigurohuni që filtri të lahet të paktën një herë në
muaj, kur përdorni pajisjen rregullisht. Sigurohuni që të
hiqni çdo qime dhe papastërti që ka ngecur në ciklon.
Ena e pluhurit nuk është vendosur siç
duhet në pajisje.
Sigurohuni që ena e pluhurit është vendosur siç duhet.
Filtri është i vjetër. Ju mund të blini filtra të rinj në dyqanin Philips në internet
në www.philips.com/support ose te shitësi juaj i Philips.
Nëse keni kontrolluar të sipërmet dhe pajisja ka akoma një
fuqi thithëse më të ulët se zakonisht, çojeni atë te një
qendër shërbimi të "Philips" ose kontaktoni qendrën e
kujdesit ndaj klientit.
Grykëza ose e gjitha pajisja fiket gjatë
pastrimit.
Motori i pajisjes është i dëmtuar. Çojeni pajisjen te një qendër e autorizuar shërbimi e
"Philips" ose kontaktoni qendrën e kujdesit ndaj klientit.
Ka ngecur furça ose kanë ngecur objekte
në kanalin e rrjedhjes së ajrit.
Kontrolloni grykëzën dhe kanalin e rrjedhjes së ajrit për
objekte të ngecura dhe hiqni çdo objekt bllokues. Rinisni
pajisjen.
Filtri dhe cikloni janë të papastër. Zbrazeni koshin e pluhurit. Pastrojeni filtrin dhe ciklonin.
Sigurohuni që filtri të lahet të paktën një herë në muaj (Fig.
) kur përdorni pajisjen rregullisht. Sigurohuni që të hiqni
çdo qime dhe papastërti që ka ngecur në ciklon.