EasyManua.ls Logo

Samsung GE73A - Bllokimi Në Mënyrë Të Sigurt I Furrës; Fikja E Sinjalizuesit; Udhëzuesi Për Enët E Kuzhinës

Samsung GE73A
Print Icon
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
21
SHQIP
FIKJA E SINJALIZUESIT
Ju mund ta fikni sinjalizuesin sa herë të dëshironi.
1. Shtypni njëkohësish butonat Stop (Ndërprerje) ( )
dhe Start (Fillo) ( ).
Rezultati: Sinjali i furrës nuk do të bjerë sa herë
që shtypni butonin.
2. Për ta rindezur sinjalizuesin, shtypni sërish butonat
Stop (Ndërprerje) ( ) dhe Start (Fillo) ( ) në të
njëjtën kohë.
Rezultati: Furra funksionon me sinjalizuesin e
ndezur përsëri.
BLLOKIMI NË MËNYRË TË SIGURT I FURRËS.
Furra juaj me mikrovalë është e pajisur me një program për Sigurinë e fëmijëve,
i cili mundëson "bllokimin" e furrës në mënyrë që fëmijët ose çdokush tjetër që
nuk di ta përdorë, të mos e vërë në punë aksidentalisht.
Furra mund të bllokohet në çdo moment.
1. Shtypni njëkohësisht butonat Stop (Ndërprerje) ( )
dhe Clock (Ora).
Rezultati: Furra bllokohet (nuk mund të zgjidhet
asnjë funksion).
2. Për ta zhbllokuar furrën, shtypni përsëri butonat
Stop (Ndërprerje) ( ) dhe Clock (Ora)
njëkohësisht.
Rezultati: Furra mund të përdoret normalisht.
UDHËZUESI PËR ENËT E KUZHINËS
Për të gatuar ushqimin në furrë me mikrovalë, mikrovalët duhet të jenë në gjendje
të depërtojnë te ushqimi, pa u reflektuar dhe pa u thithur nga ena që përdoret.
Prandaj dhe duhet treguar kujdes kur zgjidhet ena e gatimit. Nëse ena e gatimit
ka të shënuar "nuk e dëmton mikrovalën", nuk duhet të shqetësoheni.
Tabela e mëposhtme ka të radhitur një sërë llojesh të enëve të gatimit dhe tregon
nëse duhen përdorur për furrë me mikrovalë dhe si.
Ena e gatimit Nuk e dëmton
mikrovalën
Komente
Letra e aluminit
✓ ✗
Mund të përdoret në sasi të vogël për të mbrojtur
pjesët ndaj mbipjekjes. Mund të krijohet qark
elektrik nëse letra e aluminit ndodhet shumë
pranë murit të furrës ose nëse përdoret sasi e
madhe letre alumini.
Pjata për skuqje
✓
Mos e nxehni paraprakisht për më shumë se
tetë minuta.
Enët prej porcelani dhe
qeramike
✓
Enët prej porcelani, prej balte, prej qeramike të
lustruara dhe prej porcelani të hollë zakonisht
janë të përshtatshme nëse nuk janë të
zbukuruara me pjesë metalike.
Enët njëpërdorimëshe
prej kartoni dhe materiali
poliestre
✓
Disa ushqime të ngrira janë të paketuara në këto
lloj enësh.
Paketimi i fastfood-it
• Enët, gotat prej polistireni
✓
Mund të përdoren për të ngrohur ushqimin.
Mbinxehja mund të shkaktojë shkrirjen e
polistirenit.
• Çantat prej letre ose
gazete
✗
Mund të marrin flakë.
• Letrat e ricikluara ose
zbukurimet prej metali
✗
Mund të shkaktojnë hark elektrik.
Enët prej qelqi
• Komplet enësh që nga ato
që përdoren për furrën deri
tek ato të tryezës
✓
Mund të përdoren nëse nuk janë të zbukuruara
me pjesë metalike.
GE73A-BOL_DE68-04050B-04_SQ.indd 21 2013-09-16 �� 6:56:28

Table of Contents