EasyManuals Logo

Samsung Q700T User Manual

Samsung Q700T
356 pages
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Page #237 background imageLoading...
Page #237 background image
Shqip - 17
Shqip
06 Zgjidhja e problemeve dhe mirëmbajtja
Zgjidhja e problemeve
Nëse televizori duket të ketë ndonjë problem, shqyrtoni fillimisht këtë listë problemesh dhe zgjidhjesh të
mundshme. Përndryshe, shqyrtoni seksionin "Zgjidhja e problemeve" ose "Pyetjet e shpeshta" në manualin
elektronik. Nëse asnjëra nga këshillat e sugjeruara nuk e zgjidh problemin, vizitoni “www.samsung.com” dhe
klikoni "Support (Mbështetja teknike)" ose kontaktoni qendrën e shërbimit "Samsung" në kapakun e pasmë të
këtij manuali.
Ky panel TFT LED përbëhet nga nënpikëza që kërkojnë teknologji të sofistikuar për t'u prodhuar. Megjithatë,
mund të ketë disa pikëza me shkëlqim ose të errëta në ekran. Këto pikëza nuk do të kenë asnjë ndikim në
funksionimin e produktit.
Për ta mbajtur televizorin në një gjendje optimale, përdorni softuerin më të ri. Përdorni funksionet
Përditëso tani ose Përditësimi automat. në menynë e televizorit (
> Cilësimet > Mbështet >
Përditësimi i softuerit > Përditëso tani ose Përditësimi automat.).
Televizori nuk ndizet.
Sigurohuni që kordoni elektrik (AC) të jetë futur siç duhet në televizor dhe në prizë.
Sigurohuni që priza është në rregull dhe sensori i telekomandë në fund të televizorit është e ndezur në të
kuqe të fortë.
Provoni të shtypni butonin Pulti i televizorit në pjesën e poshtme të televizorit për t'u siguruar që problemi
nuk qëndron te telekomanda. Nëse televizori ndizet, shihni "Telekomanda nuk punon".
Nga pajisja e jashtme nuk del figurë/video/zë ose del figurë/video/zë i shformuar, ose në
televizor shfaqet mesazhi “Jo ose sinjal i dobët” ose nuk mund të gjendet kanali.
Sigurohuni që lidhja me pajisjen është e saktë dhe që të gjitha kabllot janë vendosur plotësisht.
Hiqni dhe rilidhni të gjithë kabllot e lidhura me televizorin dhe me pajisjet e jashtme. Nëse është e mundur,
provoni kabllo të reja.
Konfirmoni që është zgjedhur burimi i saktë hyrës ( > Burimi).
Kryeni një vetëdiagnostikim të televizorit për të përcaktuar nëse problemi shkaktohet nga televizori ose
nga pajisja (
> Cilësimet > Mbështet > Kujdesi për pajisjen > Vetë-diagnostikim > Testi i figurës ose
Test i ting.).
Nëse rezultatet e testit janë normale, rindizni pajisjet e lidhura duke hequr nga priza të gjithë kordonët
elektrikë të tyre dhe duke i vendosur sërish në prizë. Nëse problemi vazhdon, drejtojuni udhëzuesit të
lidhjes në manualin e përdorimit të pajisjes së lidhur.
Nëse nuk përdorni aparat kabllor apo satelitor dhe televizori merr sinjale televizive nga foleja e antenës apo
e lidhjes kabllore, hapni Sintonizimi automatik për të kërkuar për kanale (
> Cilësimet > Transmetimi
> (Cilësimet e "Sintonizimi automatik") > Sintonizimi automatik).
Cilësimet e "Sintonizimi automatik" mund të mos shfaqet në varësi të modelit ose zonës gjeografike.
Nëse përdorni aparat kabllor apo satelitor, shihni manualin e aparatit përkatës.

Table of Contents

Questions and Answers:

Question and Answer IconNeed help?

Do you have a question about the Samsung Q700T and is the answer not in the manual?

Samsung Q700T Specifications

General IconGeneral
Display TypeQLED
HDRQuantum HDR
Smart PlatformTizen
HDMI Ports4
USB Ports2
Wi-FiYes
BluetoothYes
Motion RateMotion Rate 240
Voice AssistantsBixby, Alexa, Google Assistant
Sound Output60W
Speaker Type2.2.2CH
Resolution8K (7680 x 4320)
Screen Size75 inches
Smart FeaturesSmart Hub

Related product manuals