EasyManua.ls Logo

Samsung Q95T Series - Sigurimi I Ajrimit Të Duhur Për Televizorin

Samsung Q95T Series
388 pages
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
Shqip - 10
Madhësia e
televizorit në
inçë
Specifikimet e vrimave të
vidave "VESA" (A * B) në
milimetra
C (mm)
Vidë
standarde
Sasia
55 200 x 200
12-14 M8 4
65 400 x 300
75 400 x 400
85 600 x 400
Mos e instaloni bazamentin për mur kur televizori është ndezur. Mund të lëndoheni nga goditja
elektrike.
Mos përdorni vida më të gjata se përmasat standarde ose që nuk përputhen me specifikimet për vidat
standarde VESA. Vidat më të gjata mund të shkaktojnë dëmtim në brendësi të televizorit.
Për bazamentet për mur që nuk përputhen me specifikimet e vidave standarde VESA, gjatësia e vidave
mund të ndryshojë në varësi të specifikimeve të tyre.
Mos i shtrëngoni shumë fort vidat. Përndryshe mund të dëmtoni produktin ose të shkaktoni rënien e tij,
duke lënduar njerëzit përreth. Samsung nuk mban përgjegjësi për këto lloj aksidentesh.
"Samsung" nuk mban përgjegjësi për dëmtimin e produktit ose lëndimet personale kur përdoret bazament
për mur i paspecifikuar ose jo-"VESA" ose nëse konsumatori nuk ndjek udhëzimet e instalimit të produktit.
Mos e montoni televizorin me pjerrësi më të madhe se 15 gradë.
Vini gjithnjë dy persona për ta montuar televizorin në mur.
Për modelet 82 inçë ose më të mëdha, merrni katër persona për ta montuar televizorin në mur.
Sigurimi i ajrimit të duhur për televizorin
Gjatë instalimit të televizorit dhe One Connect, ruani një distancë prej së paku 10 cm midis One Connect dhe
objekteve të tjera (mureve, anëve të mobilies etj.) për të siguruar ajrosjen e duhur. Mosajrimi i duhur mund të
rezultojë në zjarr ose në problem me produktin, të shkaktuar nga rritja e temperaturës së brendshme.
Kur ta instaloni televizorin me mbajtëse ose bazament për mur, rekomandojmë përdorimin vetëm të
pjesëve të ofruara nga Samsung Electronics. Përdorimi i pjesëve të ofruara nga prodhues të tjerë mund
shkaktojë vështirësi me produktin ose lëndime të mundshme nga rrëzimi i tij.

Table of Contents

Related product manuals