EasyManua.ls Logo

Samsung QE43Q60R - Sensori I Kursimit Dhe NdriçIMI I Ekranit; Çfarë Është Mbështetja Në Distancë

Samsung QE43Q60R
324 pages
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
Probleme me aplikacionet e videove ("Youtube" etj.)
Ndryshoni "DNS" në 8.8.8.8. Zgjidhni > Cilësimet > Të përgjithshme > Rrjeti > Statusi i rrjetit >
Cilësim. IP > Cilësimi DNS > Fute manualisht > Serveri DNS > shkruani 8.8.8.8 > OK.
Rivendoseni duke zgjedhur > Cilësimet > Mbështet > Vetë-diagnostikim > Rivendos Smart Hub.
Çfarë është mbështetja në distancë?
Shërbimi i mbështetjes në distancë i "Samsung" ju ofron mbështetje individuale me një teknik të "Samsung", i
cili në distancë mund të:
Diagnostikojë televizorin
Rregullojë cilësimet e televizorit për ju
Kryejë rivendosjen e vlerave të fabrikës të televizorit
Instalojë përditësime të rekomanduara të firmuerit
Si funksionon mbështetja në distancë?
Mund të përfitoni lehtësisht shërbimin e mbështetjes teknike në distancë nga "Samsung" për televizorin tuaj:
1. Telefononi qendrën e kontaktit të Samsung-ut dhe kërkoni mbështetje në distancë.
2. Hapni menynë në televizor dhe shkoni te seksioni Mbështet. ( > Cilësimet > Mbështet)
3. Zgjidhni Kontrolli në Distancë dhe lexoni dhe pranoni marrëveshjet e shërbimit. Kur shfaqet ekrani i kodit
PIN, jepini teknikut numrin PIN.
4. Tekniku do të lidhet në vijim me televizorin tuaj.
Sensori i kursimit dhe ndriçimi i ekranit
Sensori i kursimit rregullon automatikisht ndriçimin e televizorit. Ky funksion mat dritën në dhomën tuaj
dhe optimizon automatikisht ndriçimin e televizorit për të reduktuar konsumin e energjisë. Nëse dëshironi ta
çaktivizoni, shkoni te
> Cilësimet > Të përgjithshme > Zgjidhja eko > Diktimi i dritës së ambientit.
Nëse ekrani është shumë i errët kur shikoni televizor në mjedis të errët, kjo mund të shkaktohet nga
funksioni Diktimi i dritës së ambientit.
Sensori ekonomik ndodhet në pjesën e poshtme të televizorit. Mos e bllokoni sensorin me objekte. Kjo
mund të ulë ndriçimin e figurës.
Shqip - 16

Table of Contents

Related product manuals