Probleme me aplikacionet e videove ("Youtube" etj.)
• Ndryshoni "DNS" në 8.8.8.8. Zgjidhni > Cilësimet > Të përgjithshme > Rrjeti > Statusi i rrjetit > Cilësim. IP >
Cilësimi DNS > Fute manualisht > Serveri DNS > shkruani 8.8.8.8 > OK.
• Rivendoseni duke zgjedhur
> Cilësimet > Mbështet > Vetë-diagnostikim > Rivendos Smart Hub.
Çfarë është mbështetja në distancë?
Shërbimi i mbështetjes në distancë i "Samsung" ju ofron mbështetje individuale me një teknik të "Samsung", i cili në
distancë mund të:
• Diagnostikojë televizorin
• Rregullojë cilësimet e televizorit për ju
• Kryejë rivendosjen e vlerave të fabrikës të televizorit
•
Si funksionon mbështetja në distancë?
Mund të merrni lehtësisht një teknik të "Samsung" për shërbime të televizorit në distancë:
1. Telefononi qendrën e kontaktit të Samsung-ut dhe kërkoni mbështetje në distancë.
2. Hapni menynë në televizor dhe shkoni te seksioni Mbështet.
3. Zgjidhni Kontrolli në Distancë dhe lexoni dhe pranoni marrëveshjet e shërbimit. Kur shfaqet ekrani i PIN-it,
jepini agjentit numrin PIN.
4. Agjenti më pas do të hyjë në televizorin tuaj.
Sensori i kursimit dhe ndriçimi i ekranit
Sensori i kursimit rregullon automatikisht ndriçimin e televizorit. Ky funksion mat dritën në dhomën tuaj dhe
optimizon automatikisht ndriçimin e televizorit për të reduktuar konsumin e energjisë. Nëse dëshironi ta çaktivizoni,
shkoni te
> Cilësimet > Të përgjithshme > Zgjidhja eko > Diktimi i dritës së ambientit.
• Nëse ekrani është shumë i errët kur shikoni televizor në mjedis të errët, kjo mund të shkaktohet nga funksioni
Diktimi i dritës së ambientit.
•
Shqip - 18 Shqip - 19
Shqip