Shqip 11
Informacione sigurie
• Mos e vendosni këtë frigorifer nën dritën direkte të diellit ose ta ekspozoni
ndaj nxehtësisë së sobave, ngrohëseve të dhomës ose pajisjeve të tjera.
• Mos vendosni në prizë disa pajisje në të njëjtin zgjatues me shumë priza.
Frigoriferi duhet të vendoset gjithmonë në prizën e vet individuale, e cila
ka një normë voltazhi që përputhet me voltazhin e renditur në etiketën e
specikimeve të frigoriferit.
- Kjo siguron performancën më të mirë dhe parandalon gjithashtu
mbingarkesën e qarqeve elektrike në shtëpi, të cilat mund të shkaktojnë
rrezik zjarri nga mbi nxehja e kabllove.
• Nëse priza në mur është e lirë, mos e vendosni prizën e korrentit.
- Ekziston rreziku i goditjeve elektrike ose zjarrit.
• Mos përdorni një kabllo që ka dëmtime, çarjeje ose gërryerje, në gjatësinë e tij
ose në fund.
• Mos e përkulni shumë kordonin elektrik apo të vendosni artikuj të rëndë mbi
të.
• Mos e tërhiqni ose përkulni fort kabullin e korrentit.
• Mos e përdridhni ose lidhni kordonin elektrik.
• Mos e lidhni kordonin elektrik mbi një objekt metalik, të vendosni objekt të
rëndë mbi kordonin elektrik, ta futni kordonin elektrik midis objekteve ose të
shtyni kordonin elektrik në hapësirën prapa pajisjes.
• Kur lëvizni frigoriferin, bëni kujdes të mos e rrotulloni ose të dëmtoni
kordonin elektrik.
- Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
• Mos e hiqni asnjëherë frigoriferin nga priza duke tërhequr kordonin elektrik.
Kapni gjithmonë fort spinën dhe tërhiqeni drejt nga priza.
- Dëmtimi i kordonit mund të shkaktojë një qark të shkurtër, zjarr dhe/ose
goditje elektrike të përdoruesit.
• Mos përdorni aerosol pranë frigoriferit.
- Përdorimi i aerosolit pranë frigoriferit mund të shkaktojë shpërthim ose
zjarr.
Untitled-13 11 2021-01-11 3:42:54
232 / 442