Përdorimet
Shqip48
Përdorimet
Funksione speciale
Frigoriferi përmban pajisje praktike nga të cilat mund të përtoni.
Aparati i ujit/akullit (vetëm modelet përkatëse)
Me anë të aparatit mund të nxirrni ujë me ose pa akull.
Aparati i ujit ofron 3 opsione: ujë të ftohtë, kuba akulli dhe akull të thërrmuar. Për të nxjerrë ujë të ftohtë,
shtypni Water (Ujë) në panelin e aparatit. Vendosni një gotë uji nën aparat dhe pastaj shtyni levën e
aparatit.
Për të nxjerrë ujë me akull
1. Me “Ice Maker” (Prodhuesi i akullit) të
aktivizuar, shtypni Cubed Ice (Kuba akulli) ose
Crushed Ice (Akull i thërrmuar) për të zgjedhur
llojin e akullit.
2. Vendosni një gotë ujë nën aparat dhe pastaj
shtyni levën e aparatit me gotë. Aparati do të
nxjerrë akull.
3. Shtypni Water (Ujë) për të zgjedhur ujë.
4. Shtyni levën e aparatit me gotë. Aparati do të
nxjerrë ujë.
SHËNIM
• Aparati do ta ndërpresë nxjerrjen nëse vazhdoni ta shtyni levën për rreth 1 minutë. Për të nxjerrë më
shumë ujë, lëshoni dhe shtyni sërish levën.
• Për të shmangur derdhjen e ujit të nxjerrë, sigurohuni që gota të jetë në drejtimin e aparatit.
• Nëse nuk e përdorni aparatin e ujit për 2-3 ditë, uji i nxjerrë mund të ketë aromë ose shije të
pazakontë. Ky nuk është defekt i sistemit. Derdhini 1-2 gotat e para me ujë.
Prodhuesi i akullit (vetëm modelet përkatëse)
Frigoriferi ka një prodhues të integruar akulli që nxjerr akull në mënyrë automatike, që të mund ta pini
ujin e ltruar edhe me akull me kuba apo të thërrmuar.
Prodhimi i akullit
Pasi ta keni instaluar dhe ta keni vënë në prizë frigoriferin, ndiqni këto udhëzime për të siguruar
prodhimin e duhur të akullit dhe për ta mbajtur mbajtësen e akullit plot me akull:
1. Për të garantuar performancë optimale, lëreni frigoriferin të punojë për të paktën 24 orë.
2. Nxirrni 4 deri në 6 kubat e parë të akullit në një gotë.
3. Prisni edhe 8 orë të tjera dhe nxirrni 4 deri në 6 kuba të tjerë akulli.
4. Pastaj, prisni edhe 16 orë të tjera dhe nxirrni gotën e parë plot me akull.
Untitled-13 48 2021-01-11 3:43:02
269 / 442