EasyManua.ls Logo

Samsung RS68A8840WW/EF - Page 236

Samsung RS68A8840WW/EF
442 pages
Go to English
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
Shqip 15
Informacione sigurie
Mos i mbani objektet ose substancat e avullueshme ose të djegshme (benzinë,
hollues, gaz propan, alkool, eter, gaz LPG dhe produkte të tjera të tilla etj.) në
frigorifer.
- Ky frigorifer është vetëm për të ruajtur ushqim.
- Kjo mund të shkaktojë zjarr ose shpërthim.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për tu siguruar që të mos luajnë me pajisjen.
- Mbajini gishtat larg vendeve ku mund të "pickoheni". Hapësirat midis
dyerve dhe kabinetit janë mjaft të vogla. Bëni kujdes kur hapni dyert nëse
fëmijët janë pranë jush.
Mos i vendosni gishtat tuaj apo të fëmijëve midis dyerve.
- Mbajini gishtat jashtë hapësirave të majta dhe të djathta të dyerve. Bëni
kujdes kur hapni dyert nëse i keni gishtat midis tyre.
Mos i lini fëmijët të varen në derë ose koshat e derës. Mund të shkaktohen
lëndime serioze.
Mos i lini fëmijët të hyjnë brenda në frigorifer. Mund të bllokohen aty.
Mos i futni duart në zonën poshtë nën pajisje.
- Çdo majë e mprehtë mund të shkaktojë lëndime personale.
Mos ruani produkte farmaceutike, materiale shkencore ose produkte të
ndjeshme ndaj temperaturës në frigorifer.
- Produktet që kërkojnë kontrolle të rrepta të temperaturës nuk duhet të
vendosen në frigorifer.
Nëse ndjeni aroma farmaceutike ose tym, hiqeni menjëherë spinën nga priza
dhe kontaktoni me qendrën e shërbimit të Samsung Electronics.
Nëse në frigorifer ka pluhur ose ujë, hiqeni spinën e korrentit dhe kontaktoni
me qendrën e shërbimit të Samsung Electronics.
- Përndryshe ekziston rreziku i zjarrit.
Mos i lini fëmijët të shkelin mbi sirtar.
- Sirtari mund të thyhet dhe të bëjë që fëmijët të rrëshqasin.
Mos i lini dyert e frigoriferit të hapura ndërsa frigoriferi nuk është në punë
dhe mos i lini fëmijët të hyjnë brenda në frigorifer.
Untitled-13 15 2021-01-11  3:42:54
236 / 442

Table of Contents

Related product manuals