Shqip 53
Përdorimet
Mbajtësja e prodhuesit të akullit
Nëse nuk nxirrni akull për një periudhë të
gjatë, mund të formohen grumbuj akulli brenda
mbajtëses. Në këtë rast, hiqni dhe boshatisni
mbajtësen e prodhuesit të akullit.
1. Për të hequr mbajtësen e prodhuesit të akullit,
ngrijeni lart me kujdes dhe tërhiqeni ngadalë
nga dorezat me të dyja duart.
2. Hiqni dhe boshatisni mbajtësen e prodhuesit
të akullit.
3. Kur të përfundoni, rrotulloni me 90° dorezën
e ingranazhit në pjesën e pasme të mbajtëses
dhe më pas vendoseni mbajtësen sërish në
vend. Sigurohuni që mbajtësja të jetë futur
saktë kur të dëgjoni një tingull kërcitjeje.
KUJDES
• Mos ushtroni forcë të tepërt mbi kapakun e
mbajtëses. Kapaku mund të thyhet.
• Mos e përplasni derën. Mbi prodhuesin e akullit
mund të derdhet ujë.
• Për të shmangur lëndimin, sigurohuni që të
pastroni akullin ose ujin që mund të ketë rënë
në dysheme.
• Për të shmangur aksidente ose lëndime, mos i
lini fëmijët të luajnë me aparatin e ujit apo me
prodhuesin e akullit.
• Mos futni dorën ose objekte në folenë e akullit.
Kjo mund të shkaktojë lëndim zik apo dëmtim
të produktit.
SHËNIM
• Nëse treguesi Prodhuesi i akullit aktiv pulson, hiqni dhe rivendosni mbajtësen e prodhuesit të akullit.
Sigurohuni që është rifutur saktë.
• Tingujt që lëshon prodhuesi i akullit gjatë procesit të prodhimit të akullit janë normalë.
Untitled-13 53 2021-01-11 3:43:03
274 / 442