EasyManua.ls Logo

Samsung UE32F5070 - Page 138

Samsung UE32F5070
163 pages
To Next Page IconTo Next Page
To Next Page IconTo Next Page
To Previous Page IconTo Previous Page
To Previous Page IconTo Previous Page
Loading...
Problemet Zgjidhjet dhe shpjegimet
Nuk ka figurë, nuk ka video
TV-ja nuk ndizet.
• Sigurohuni që kablloja e rrymës AC është futur siç duhet në prizë dhe në folenë e TV-së.
• Sigurohuni që priza elektrike në mur funksionon.
• Shtypni butonin POWER në TV për t'u siguruar se problemi nuk është te telekomanda. Nëse TV-ja ndizet, drejtojuni më
poshtë pjesës “Telekomanda nuk punon”.
TV-ja fiket automatikisht.
• Sigurohuni që Kohëm. i fik. është caktuar te Fik. në menynëOra.
• Nëse PC-ja juaj është i lidhur me TV-në, kontrolloni cilësimet e rrymës së kompjuterit.
• Sigurohuni që kablloja e rrymës është futur siç duhet në prizë dhe në folenë e TV-së.
• Kur shihni TV nga një lidhje me antenë ose me kabllo, TV-ja do të fiket pas 10 ~ 15 minutash nëse nuk ka sinjal.
Nuk ka figurë/video.
• Kontrolloni lidhjet me kabllo (hiqni dhe rilidhni të gjithë kabllot e lidhura me TV-në dhe me pajisjet e jashtme).
• Vendosini daljet e videove të pajisjeve të jashtme (kuti kabllori/dekodues, DVD, Blu-ray etj.) për të përputhur lidhjet me
hyrjen e TV-së. Për shembull, nëse një dalje e pajisjes së jashtme është HDMI, duhet të lidhet me një hyrje HDMI në TV.
• Sigurohuni që pajisjet e lidhura të jenë të ndezura.
• Sigurohuni të zgjidhni burimin e duhur të TV-së duke shtypur butonin SOURCE te telekomanda.
• Rindizeni pajisjen e lidhur duke rilidhur kabllon e rrymës së pajisjes.
Lidhje ajrore (Ant./Kabllor)
TV-ja nuk i merr të gjitha kanalet.
• Sigurohuni që kablloja e antenës të jetë lidhur.
• Provoni Konfig. (Konfigurimi fillestar) për të shtuar kanale të disponueshme në listën e kanaleve. Shkoni te MENU -
Sistemi - Konfig. (Konfigurimi fillestar) dhe prisni që të ruhen kanalet e disponueshme.
• Verifikoni që antena të jetë pozicionuar siç duhet.
Figura deformohet: gabime
makroblloku, bllok i vogël, pika,
pikëzim
• Ngjeshja e përmbajtjes së videos mund të shkaktojë deformime të figurës, sidomos të figurave që lëvizin shpejt si
sportet dhe filmat me aksion.
• Sinjali i dobët mund të shkaktojë deformim të figurës. Ky problem nuk i përket TV.
Të tjera
Figura nuk shfaqet në ekran të plotë.
• Kanalet HD do të kenë shirita të zinj në dy anët e ekranit kur shfaqin përmbajtje SD (4:3) të përshkallëzuara.
• Shiritat e zinj në fillim dhe në fund do të shfaqen gjatë filmave që kanë raporte të pamjes të ndryshme nga televizori.
• Rregulloni opsionet e madhësisë së figurës në ekran të plotë, në pajisjen tuaj të jashtme ose në TV.
Telekomanda nuk punon.
• Zëvendësoni bateritë e telekomandës me polet (+/–) në drejtimin e duhur.
• Pastroni dritaren e transmetimit të sensorit në telekomandë.
• Përpiquni ta drejtoni telekomandën tek TV-ja në largësi 5~6 këmbë.
Telekomanda e kabllorit/dekoduesit
nuk ndez apo fik TV-në dhe nuk
rregullon volumin.
• Programoni telekomandën e kabllorit/dekoduesit që të komandojë TV-në. Referojuni manualit të përdorimit të kabllorit/
dekoduesit për kodin e TV SAMSUNG-ut.
Shfaqet mesazhi A “Regjimi nuk
pranohet”.
• Kontrolloni rezolucionin e mbështetur të TV-së dhe rregulloni siç duhet rezolucionin e daljes së pajisjes së jashtme.
Nga TV-ja vjen një erë plastike. • Era është normale dhe do të largohet me kalimin e kohës.
Informacioni i sinjalit i TV-së nuk
disponohet në menynë e testit Vetë-
diagnostikim.
• Ky funksion disponohet vetëm me kanalet dixhitale nga lidhje antenë / RF / koaksikale.
TV-ja anon djathtas ose majtas. • Hiqni bazën mbështetëse nga TV-ja dhe rimontojeni.
Ka vështirësi në bashkimin e bazës
mbështetëse.
• Sigurohuni që TV-ja të vendoset në një sipërfaqe të sheshtë. Në rast se nuk zhvidhosni dot vidat nga TV-ja, lutemi të
përdorni një kaçavidë të magnetizuar.
Menyja Transmetimi kthehet në
ngjyrë gri (nuk disponohet).
• Menyja Transmetimi disponohet vetëm kur zgjidhet burimi i TV-së.
Shqip- 12
[UF5070-XH]BN68-04901C-02L09.indb 12 2013-11-21  9:19:46

Table of Contents

Related product manuals